“Haradinaj i akuzuar nga Specialja
Thaçi dhe Ramushi dëshmitarë”

“Haradinaj i akuzuar nga Specialja<br />Thaçi dhe Ramushi dëshmitarë”
Gazeta “Blic” në Serbi në artikullin e radhës shkruan se Gjykata Speciale do të nisë punën me Daut Haradinajn, të akuzuar të parë.
 
Daut Haradinaj, sipas shkrimit ka marrë pjesë në krime të rënda në një burg të improvizuar në Gllogjan.
 
Sipas "Blicit", Ramush Haradinaj do të jetë dëshmitar i proceseve gjyqësore së bashku me Presidentin Thaçi.
 
“Krahu ushtarak dhe politik, komandantët, ushtarët, pjesëmarrësit direkt në krime dhe urdhërdhënësit, sipas vlerësimeve rreth 100, do të procesohen ose si të dyshuar ose si dëshmitarë”, thotë “Blic”.
 
Sipas këtij shkrimi, UÇK-ja ka pasur rreth 15 mijë pjesëtarë, ndërkohë që para gjykatës do të dalë një numër i madh i komandantëve.
 
Sipas "Blicit" Ramush Haradinaj nuk do të akuzohet pasi ai është gjykuar në Hagë.

Daut Haradinaj
Shkrimi te 'Blic"

dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur