“Harrohet” KQZ, zgjedhjet kushti i
BE, raporti për Shqipërinë në teto
Zgjidhja e ngërçit të KQZ, plotësimi ose riformatimi i këtij institucioni nuk u përfshi në rendin e mbledhjes së djeshme parlamentare, kjo pas mosarritjes së një konsensusi mes palëve.
TIRANE - Zgjidhja e ngërçit të
KQZ, plotësimi ose riformatimi i këtij institucioni nuk u përfshi në rendin e mbledhjes së djeshme parlamentare, kjo pas mosarritjes së një konsensusi mes palëve. Një mosarritje të konensusit e paralajmëroi edhe zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moor, i cili tha se është institucioni i Kolegjit Zgjedhor që mund të japë verdiktin e zgjedhjeve.
Por gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve, pas qëndrimeve pozitive të paketës me 3 ligjet e integrimit, është fokusuar te institucioni që do të administrojë zgjedhjet e 23 qershorit. Duke e konsideruar KQZ si një institucion i cunguar pavarësisht veprimtarisë së saj me 4 anëtarë, ky është i vetmi apel që po përditësohet nga faktori ndërkombëtar në vend.
Gjithësesi edhe pse tre ligjet u votuan, tashmë mbeten edhe zgjedhjet e 23 qershorit që duhet të realizohen brenda standarteve të kërkuara në mënyrë të tillë që Shqipëria të marrë notë pozitive që do ta çonte drejt përmbushjes së 12 rekomandimeve. Por duke iu referuar mungesës së futjes së KQZ në rendin e djeshëm të punimeve në Kuvend, kreu i
OSBE tha se duhet një KQZ e plotë edhe pse kjo nuk ishte në paketën e ligjeve të integrimit.
“Dua që të kemi një KQZ të plotë, por ta ndajmë nga procesi i miratimit të 3 ligjeve. Por kur ndërton të ardhmen e një vendi nuk mund të jesh kurrë aq konstruktiv sa duhet”, tha kreu i OSBE në vendin tonë. Ndërkohë që kreu i BE, Etore Sequi tha se zgjedhjet e lira janë kritike për funksionimin e institucioneve. Palët kanë lënë pezull këtë çështje, ku opozita shprehet se zgjedhjet mudn t`i fitojë edhe nëpërmjet komisioneve të nivelit të dytë zgjedhor, nga ku do të dalë dhe numërimi i votave dhe shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.
QËNDRIMETNjë shqetësim për mosarritjen e konsensusit për KQZ e ngriti dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. KVV u ka bërë thirrje forcave politike që të gjejnë zgjidhje për ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke siguruar administrimin e mëtejshëm të procesit me një anëtarësi të plotë të KQZ-së.
“Në kushtet kur KQZ funksionon e paplotë, kur Kolegji Zgjedhor është akuzuar nga forcat opozitare për qëndrim të njëanshëm dhe kur Gjykata Kushtetuese në një vendim të marrë pak ditë më parë i heq të drejtën vetes për të shqyrtuar ankimime lidhur me zgjedhjet, besimi i qytetarëve në forcën dhe zbatimin e ligjit si dhe në vetë procesin zgjedhor vihet seriozisht në pikëpyetje”, thuhet në një deklaratë të Vëzhguesve Vendorë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44