“Heshtja e dyfishtë”, libri i Carlo
Bollinos promovohet në Durrës

“Heshtja e dyfishtë”, libri i Carlo<br />Bollinos promovohet në Durrës
DURRES- U promovua në qytetin e Durrësit libri “Heshtja e dyfishtë" i gazetarit të njohur Carlo Bollino, për të vërtetën për armët kimike në Shqipëri. Promovimi i librit u bë në ambientet e Pallatit të Kulturës në Durrës, ndërsa në panelin e moderuar nga gazetari Bashkim Hoxha merrnin pjesë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako si dhe analistët Shpëtim Nazarko dhe Ilir Kulla.

Fillimisht pjesëmarrësit i përshëndeti kryebashkiaku Vangjush Dako i cili tha se "Prezantimi i librit këtu, është shenjë respekti për Durrësin. Prezantimi tregon marrëdhënien e publikut durrsak me librin".

Autori i librit Carlo Bollino duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit Bashkim Hoxha rrëfeu të pathënat e lëndëve kimike që ishte menduar të shkatërroheshin në vendin tonë. Bollino tha se "për këtë ngjarje ka pasur mungesë të theksuar informacioni. Në protesta u përfshinë tre kategori,shoqëria civile,militantët politikë si dhe vetë opozita.Ndërkohë që në protesta ka pasur edhe shtetas kosovarë".

Autori i librit theksoi ndër të tjera se në libër ka sjellë vetëm fakte duke ia lënë në dorë lexuesve komentet e kësaj ngjarje. "Mendoj se kam punuar me ndershmëri" shtoi Bollino.

Ndërsa analistët Nazarko dhe Kulla ishin të një mendimi përsa i përket profesionalizmit me të cilin është shkruar libri si dhe me mënyrën e rreshtimit të fakteve sipas kronologjisë por ata ndaheshin në lidhje pranimin e lëndëve kimike në vendin tonë.

Nazarko ishte i mendimit se këto lëndë nuk duhet të vinin në vendin tonë pasi ne nuk jemi në gjendje të ruajmë e të administrojmë pyjet dhe lumenjë dhe jo më lëndë kimike më rrezikshmëri të lartë për popullatën.

"Duke u nisur nga eksperienca e tij e madhe si gazetar lufte si dhe nga dokumentet që ka patur në dorë, ka arritur të japë një situatë reale të asaj që ka ndodhur lidhur me çështjen e armëve kimike. Jam i mendimit që nuk duhet të vinin në Shqipëri pasi ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë pyjet dhe lumenjtë tanë, e jo më të ruajmë e të konservojmë armët kimike." u shpreh Nazarko.

Ndërsa Kulla ishte për një "Po" ndaj propozimit të SHBA pasi vendi do të përfitonte shumë në aspektin gjeopolitik si dhe në atë ekonomik.

"Shqiperia u gjet në mes të interesimit botëror, lidhur me problemin e shkatërrimit të armëve kimike për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe politik, por fatkeqësisht ky shans u humb. Refuzimi i Edi Ramës e zhvendosi vëmendjen nga vendi ynë. Personalisht jam për shkatërrimin e armëve kimike në vendin tonë." tha analisti Kulla

Në debate u përfshinë edhe pjesmarrësit në sallë të cilët ndanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje e cila edhe pse kanë kaluar disa muaj vazhdon të shkaktojë debate të shumta.

Për autorin e librit Karlo Bolino pas "jo"-së Shqipëria ka fituar shumë në sovranitetin e saj pasi nuk është e lehtë të kundërtosh një superfuqi sikurse është SHBA. Ndërkohë kjo "jo"nuk ka ndikuar aspak në lidhje me përfitimet financiare nga FMN dhe BB të cilat janë në fazën e përfundimit të marrëveshjeve me leverdi për vendin tonë.

Gjatë promovimit u vu re një interesim i madh nga qytetarët durrsakë, të cilët kishin mbushur sallën kryesore të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Gjithashtu qytetarët durrsakë ishin pjesë aktive e debatit mbi librin, jo vetëm me pyetje por edhe në dhënien e mendimeve lidhur me problemin e shaktërrimit të armëve kimike. 

"Heshtja e dyfishtë”, e vërteta për armët kimike në Shqipëri, trajton çështje të tilla si: Përse armët kimike të Sirisë duhej të vinin pikërisht në Shqipëri? Përse kryeministri heshti aq gjatë? Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit? 

Një muaj pas daljes në treg, libri vijon të ngjallë ende kureshtje tek lexuesit, të cilëve Bollino është përpjekur t’u zbulojë se çfarë është zhvilluar në prapaskenë, në kohën kur qytetarët po protestonin dhe kur politikanët po heshtnin.

Redaksia Online
(e.c/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë