“Heshtja e dyfishtë” ul në një
sallë ambientalistët dhe Ramën

“Heshtja e dyfishtë” ul në një<br />sallë ambientalistët dhe Ramën
TIRANE- Katër muaj pasi qeveria shqiptare i tha "JO" lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri, "Heshtja e dyfishtë" ul në një sallë ambientalistët dhe qeveritarët. Libri i gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e dyfishtë”, kushtuar prapaskenave kombëtare e ndërkombëtare që paraprinë vendimin e qeverisë Rama për t’i thënë “Jo!” pranimit të lëndëve kimike siriane për t’u demontuar në territorin shqiptar, është prezantuar sot në Teatrin e Komedisë. Duke iu referuar titullit të librit, kreu i qeverisë Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet, tha se "heshtja e dyfishtë, si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga negociatorët amerikanë, ishte e imponuar nga fakti se nuk pati një vendim". Kreu i qeverisë Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, kanë rrëfyer zhvillimet lidhur me këtë ngjarje.

Në prezantimin e librit, gazetari Carlo Bollino shpjegon arsyet pse ky libër është titulluar “Heshtja e dyfishtë”. Bollino i referohet heshtjes së protagonistëve kryesorë, nga njëra anë një heshtje e qeverisë shqiptare, institucioneve, apo diplomacisë, dhe nga ana tjetër një heshtje edhe nga ana e negociatorëve amerikanë.

Heshtja e dyfishtë lidhur me lëndët kimike të Sirisë, sipas kryeministrit Edi Rama “ka qenë e imponuar nga fakti se nuk ka patur një vendim”. Sipas kreut të qeverisë një fakt i tillë do t’i prezantohej publikut nëse do të kishte një vendim lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për lëndët kimike të Sirisë.Kryeministri Rama në promovimin e librit “Heshtje e dyfishtë” të gazetarit Carlo Bollino
 
“Heshtja e dyfishtë ka qenë e imponuar nga fakti se nuk ka patur një vendim. Sepse po të kishte një vendim e gjitha do t'i prezantohej publikut, më tutje parlamentit e kështu me radhë. Për sa kohë që vetë ne ishim njerëzit që diskutonim intensivisht nuk e kishim një vendim çfarë do na duhej të thoshim. Çështja ishte kaq delikate në kushtet kur ne vetë nuk kishim marrë për të komunikuar me publikun, ky vendim do ta komprometonte plotësisht ngjarjen. Ne ishim shumë të vegjël për të qenë vetëm në mes të dy fuqive të mëdha ndërkohë që vendet e tjera nuk ishin rrotull", tha kryeministri Rama.
 
ceremonia
(Në foto: Në foto: Promovimi i librit "Heshtja e dyfishtë" në Teatrin e Komedisë)

Duke prezantuar tematikën dhe çështjet ky fokusohet trajtimi i çështjes së lëndëve kimike të Sirisë, gazetari Carlo Bollino thotë se “Libri fillon nga ato që kanë ndodhur jashtë Shqipërisë, në Siri, ku është fillimi i gjithë historisë së armëve kimike. Një nga zhvillimet që shtypi shqiptar nuk është thelluar sa duhet. Në Damask ka ndodhur një sulm me lëndë kimike. Reagimi i ndërkombëtarëve ka qenë shumë i ashpër. Dhe ky është reagimi i parë. Në reagim u vunë përballë SHBA dhe Rusia. Në një kapitull më vete trajtohen të gjitha këto prapaskena politike, që më pas u arrit në një marrëveshje mes dy palëve. U pasua me një rezolutë të OKB. Nga këtu fillon edhe pjesa ku Shqipëria bëhet pjesë e kësaj historie, pasi u propozua përfshirja e Shqipërisë në procesin e asgjësimit të lëndëve kimike".

"Në 30 tetor shqiptarët morën vesh një propozim të tillë. Pas kësaj reagoi shoqëria civile. Ka pasur pak informacione, por shumë frikë për rrezikun që mendohej se mund të sillnin këto lëndë. Gjithçka u shoqërua nga një element që është edhe në titull “heshtja e protagonistëve kryesore”. Pati një heshtje diplomatike, ushtarake, etj. Por pas kësaj u rrit shqetësimi te qytetarët. Libri titullohet “Heshtja e dyfishtë”. Unë zbulova se nuk ishte vetëm pala qeveritare që kishte heshtur. Ka patur heshtje edhe nga ana e negociatorëve amerikanë. Nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga ana e Departamentit të Shtetit.

Unë kam përmendur edhe heshtjen e opozitës, e cila ndoshta ishte në dijeni të këtij propozimi, që në fund të shtatorit. Heshtja ka vazhduar nga opozita, deri 3 ditë para refuzimit të lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri”, u shpreh gazetari Carlo Bollino.

Gjatë prezantimit dhe promovimit të librit kanë qenë të pranishëm edhe ministra të tjerë të kabinetit të qeverisë Rama-Meta, deputetë, ambientalistë si dhe aktorë të tjerë të jetës politike e sociale në vend. 

Prezantimi, i cili nisi në orën 17.00, dhe ofron, veç të tjerash, një mundësi të rrallë takimi të ambjentalistëve, që kryesuan protestat popullore kundër armëve kimike, me kreun e Ekzekutivit Edi Rama, të cilët parashtruan pyetjet e tyre.

RAMA: I THAMË “JO” ARMËVE KIMIKE, PASI NUK KISHIM KUSHTET E NEVOJSHME PËR KËTË PROJEKT

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë