“I marri fisnik” vepra e Daut
Gumenit në Teatrin Eksperimental

“I marri fisnik” vepra e Daut<br />Gumenit në Teatrin Eksperimental
Personazhi tragjiko-komik i një vepre të shkruar nga Daut Gumeni që flet për dramat njerëzore të luftës së klasave në diktaturë do të ngjitet në skenë nga Mehdi Malkaj. Premiera me titull “I marri fisnik" do të shfaqet në skenën e Teatrit Eskperimental Kujtim Spahivogli më 21 maj
 
“I marri fisnik" është një vepër e shkruar nga Daut Gumeni që do ta luaj në skenë Mehdi Malka. Premiera ngjitet në skenën e Teatrit Eskperimental Kujtim Spahivogli më 21 maj.

“I marri fisnik” është një personazh që merr përsipër të thotë të vërtetat që nuk i themi dot me zë të lartë. Eshtë një personazh i vendosur në kohën e diktaturës. Daut Gumeni tregon motivet e romanit që ka marrë nxitjen nga lufta monstruoze e klasave në aqë u zhvillua gjatë diktaturës.

”Fjala na është dhënë për të thënë diçka. Jo për të heshtur. Ai duke qenë i marrë nuk ka frikë nga koha, pasi flitet për kohën e diktaturës. Nga të gjithë të marrët e botës ai është më i lirë nga të gjithë ata që e rrethojnë dhe thotë të vërtetat e botës të cilat nuk i thonë ata që e kanë mëndjen më në rregull se ai pasi iu tremben pasojave” tha ai.
 
Ndërsa aktori Mehdi Malkaj që shprehet se personazhin e Të Marrit fisnik e ka quajtur tragjiko-komik.

Është një personazh që kërkon tërë kohën të ndërtojë një urë. Një urë që të lidhet me botën. Për mua është një hymn për lirinë. Unë kam përshtypjen se nuk jemi një popull i lirë, por i liruar. Dhe unë marr përsipër që të ngre një hymn me të drejtë lirisë. Jo më kot thotë personazhi; Dhe besom se në kohë të marra vetëm të marrët thonë të vërtetën sepse vetëm të marrët nuk kanë frikë nga marrëzia e kohës” tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë