“IMA Awards 2015” shpall
A1 Report, TV më i mirë informativ

“IMA Awards 2015” shpall<br />A1 Report, TV më i mirë informativ
TIRANE- Fituesit e sondazheve për mediat janë shpallur mbrëmë në orën 21:00 nga IMA – Info Media Albania, një portal i themeluar në Facebook më 11 Tetor 2010. IMA është faqe/blog i specializuar në fushën e medias dhe televizionit.

Pas publikimit të çmimeve të IMA AWARDS për televizionet dhe emisionet e vitit janë vlerësuar pas rezulteve të votimeve personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti. Televizoni A1 Report është përzgjedhur nga votuesit si TV informativ më i mirë. Votuesit kanë preferuar tek ky televizion, jo vetëm informacionet e përcjella, por edhe emisionet. Ka marrë vlerësime dhe është përzgjedhur ndër më të mirët edhe emisioni “Da'Sara” i A1 Reportit.

Televizioni A1Report është përpjekur që të jetë një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarura në panoramën mediatike shqiptare. Me një staf dinamik dhe të kualifikuar ai ofron 24 orë ngjarjet më të shpejta nga Shqipëria, Ballkani dhe Bota. Emisione të përditshme Live drejtohen nga prezantues shumë të njohur e të dashur për teleshikuesin shqiptar. Drejtor i Televizionit është gazetari i mirënjohur Ilir Babaramo, i cili është moderator dhe i emisionit prestigjoz politik “5 pyetje nga Babaramo”.

Që në mëngjes televizioni A1 Report starton me emisionin “Rreze Dielli” me zonjën Tefta dhe Eneida Xhelilin, "da'SARA", “Pixel”,"Shtegtim", "Njerëzit" etj. Info Media Albania, për të tretin vit sjell IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti. Duke filluar nga 20 Mars 2015 deri në datë 20 Prill 2015, publiku ka patur mundësi të votoj online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare.

I vlerësuar ka qenë edhe TV Top Channel që ka fituar çmimin si TV gjeneralist më i mirë. Por ndër këto çmime ka pasur vlerësime edhe pë formate televizive të tjera në të Shqipërsië dhe të Kosovës. IMA AWARDS (http://www.imalbania.com/ima-awards-2015-fituesit-e-cmimeve-te-televizionit) publikon nw listwn e çmimeve për televizionet dhe emisionet e vitit kwta protagonistw: 

“IMA Awards 2015” A1 Report televizioni më i mirë informativ; emisioni “da Sara” formati web më i mirë; “IMA Awards 2015” Top Channel TV më i mirë gjeneralist dhe formati i Vitit të Ri më i mirë “Portokallia"; “IMA Awards 2015” shpall “Opinion”-in si Talk Show më i mirë; spikeri më i mirë i vitit Isli Islami; prezantuesi më i mirë Ledion Liço; formati më i mirë game show “100 milionë”; formati i mëngjesit më i mirë “wake Up”; formati satirë më i mirë “Bypass show”; personazhi social i vitit Ambra Meda; formati event më mirë festivali i 53 në RTSH; prezantuesja më e mirë Alketa Vejsiu; platforma më e mirë e vitit “DIGITALB”; seriali turk më i mirë “Lugina e Ujqërve”, etj, etj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman