Sheshi “Italia” që do të shërbejë si parkim është drejt përfunditmit ndërsa të ardhurat financiare do të administrohen nga bashkia e Tiranës.

Ky shesh shumë pranë stadiumit “Qemal Stafa” po bën pregatitjet e fundit për t’u bërë gati për qytetarët e kryeqytetit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj postoi një foto ku bëhet krahasimi si ishte dhe si po transferohet ky shesh.
sheshi italia

Veliaj i bën thirrje qytetarve të lenë makinën tek ky shesh pasi përfitimet financiare shkojnë në arkat e bashkisë ku premtoi se do të ketë më shumë investime në kosri biçikletash.
 
Postimi në “Facebook” i Erion Veliaj:
“Ishte/Është
Lëre makinën te sheshi Italia dhe shijo Liqenin në këmbë. Çdo lek nga parkingu shkon për korsi biçikletash”, shkruan veliaj.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)