Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor

Aksident në autostradën Lushnje Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.

Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip Dacia me targa AB 522 KG i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip Benz me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

Nga përplasja ka pasur dëme materiale ndërsa drejtuesi i Benzit dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015