“Ja si më mori pronën drejtoresha
e Hipotekës Tiranë”/ Dokumente

“Ja si më mori pronën drejtoresha<br />e Hipotekës Tiranë”/ Dokumente
Problemet me pronat janë kthyer tashmë në një gangrenë për të gjithë qytetarët që u duhet të rendin nëpër zyrat e hipotekës. I tillë është edhe rasti i Mimoza Limanaqit nga Preza e Tiranës e cila prej 9-muajsh endet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të regjistruar pronat e saj, por e vetmja përgjigje që ka marrë është një dokument fals që sipas saj është i lëshuar nga drejtoresha e ZRPP Tiranë, Lediana Bardhi.

“Unë kam 9 muaj që kam aplikuar te ZRPP e Tiranës për certifikatat e ligjit 7501. Në ZRPP-në e Tiranës janë munduar si e si të më asnjanësojnë me një letër false që mua nuk më intereson ajo letër sepse unë kam dorëzuar me anë të Komunës së Prezës të gjithë dokumentacionin që i duhet ZRPP-së së Tiranës. Drejtoresha Lediana Bardhi që më ka sjellë domethënë me vulën e saj origjinale direkt këtë letër false që është absurditet. Nuk mund ta imagjinoj dot se nga e ka gjetur këtë letër, nga ka hyrë kjo letër dhe me paturpësinë më të madhe më bie mua me vulë origjinale të ZRPP-së që nuk është shumë e drejtë”, thotë ajo.

Sipas Limanaqit, drejtoresha e ZRPP i ka dhënë pronën e saj një tjetër personi e për këtë arsye ajo prej muajsh endet nëpër zyra pa marrë një përgjigje për pronën që e ka fituar me ligjin 7501.

“Unë përderisa ZRPP-ja m’i vonon 9 muaj pa më dhënë asnjë përgjigje ajo ka rënë dakord me pronarin e vjetër po unë me ligjin 7501 jam pronare në atë tokë dhe pavarësisht se toka i ka marrë pronarëve të vjetër po ligji 7501 që nuk ulet poshtë dhe pronar është burri im edhe kunati im me ligjin 7501,"shprehet Zyra Limanaqi.

Problemin e saj Mimoza Limanaqi e ka ngritur para disa muajsh edhe pranë Kryeministrisë e Ministrisë së Drejtësisë. Këto institucione i kanë kthyer një përgjigje ku urdhërojnë drejtoreshën Bardhi që të zgjidhë menjëherë këtë çështje. Ndonëse ka kaluar një periudhë e gjatë, ZRPP ende nuk ka marrë një vendim.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos