Tenton të rrëmbehet një 60 vjeçar në fshatin Bishqem të Peqinit. Ngjarja ka ndodhur mesnatë e të mërkurës ku persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip "Benz", kanë ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte 60 vjeçari Petrit Saliu.
 
60 vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal i lagjes dh po shkonte për në shtëpi. Në momentin e ndalimit rrëmbyesit i janë prezantuar 60 vjeçarit si punonjës policie.
 
Ata kanë tentuar ta nxirrnin me forcë nga makina, por 60 vjeçari Saliu ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij.
 
Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi. Ende nuk dihen shkaqet e tentativës për rrëmbim të 60 vjeçarit Saliu.
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin janë duke sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 
Njoftimi i policisë
Në datë 21.06.2017 rreth orës 22:30, në fshatin Bishqem, Njësia Administrative Pajovë, persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip "Benz", kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç,banues në fshatin Bishqem, i cili po po lëviste nga një lokal për në banesën e tij.
 
Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S.
 
Shtetasi P.S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi.
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore" dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 246, 110 dhe 22 të Kodit Penal.



dy.b/shqiptraja.com