“Jo si i Kate”, Meghan tregon
 detaje rreth fustanit të nusërisë

“Jo si i Kate”, Meghan tregon<br /> detaje rreth fustanit të nusërisë<br>
Kurioziteti për martesën e ardhshme mes princit Harry dhe Meghan Markle sa vjen edhe shtohet. Pas njoftimit të dasmës, stilistët ngritën menjëherë vëmendjen për fustanin e nuses.

Ndër të tjera vetë nusja ka bërë disa deklarata rreth asaj se si do të duket fustani i saj, duke zbuluar se tashmë është me eksperiencë për sa i përket kësaj teme. Ajo e ka veshur fustanin e bardhë në dy raste: në martesën e saj të parë me Trevor Engelson dhe në një episod televiziv.

E pyetur rreth kësaj teme Meghan ka pranuar se fustani i saj do të jetë larg stilit të Kate Middelton, duke bërë të qartë se preferon diçka shumë më të thjeshtë dhe të rehatshme.

Sipas vetë Meghan, veshja e dasmës do ti ngjajë asaj të veshur nga Carolyn Bessette Kennedy në ditën e saj të dasmës me John F. Kennedy Jr në vitin 1996. Një fustan nga dizajneri amerikan Narciso Rodriguez, i cili mund të konsiderohet si favoritë nga Meghan për fustanin e saj.



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon