Gjashtë doganierë janë arrestuar në doganën e Kukësit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin nuk kanë kryer veprime doganore ndaj mjetit me targa “AA 169 CG”, në pronësi të N.F, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidona të mbushur me lëng, i dyshuar si ujë për bateri ( gjithsej 5650 kg), automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës Morin.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë:Ndriçim Ademaj, 46 vjeç, Binak Halilaj, 54 vjeç,Afrim Jonuzi, vjeç 39, Resmi Fejzo, vjeç 62, Elson Basha, vjeç 37 dhe Kasem Maksuti, vjeç 51 pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Policia shton se është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e një tjetër doganieri D.E, vjeç 29, dhe disa personave që kanë bërë kondrabandën e mallit: N.F, vjeç 28, S.B, vjeç 56 dhe G.Sh, vjeç 28.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com