Bashkia e Tiranës do tu t’i vijë në ndihmë banorëve te kryeqytetit lidhur me problemin e parkimit, pasi do t’i pajisë ata me një kartë të posaçme parkimi që do t’i garantojë një vend të sigurt për makinën e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për rikonstruksionin e hapësirave në njësinë numër 5, se projekti i ri për parkimet do të nisë të zbatohet nga kjo njësi.
“Qytetarët do të pajisen me kartën e rezidentit dhe vetëm banorët e kësaj lagjeje do të kenë parkimin e tyre të garantuar. Kjo është një ide që funksionon në të gjitha vendet e tjera. Është një mënyrë për t’u ndarë nga kultura ku e gjithë lagja “blindohej” me mjete rrethanore dhe për të sjellë një kulturë të re, ku njësia administrative emeton kartën e rezidentit dhe secilit banor i garantohet vendi i parkimit”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për lehtësimin aksioneve të ndërmarrjeve të bashkisë, si dhe të ruajnë ambientin e përbashkët.
“Unë kam qenë në këtë zonë edhe gjatë kohës së fushatës, një zonë që ka pasur probleme të vazhdueshme, bllokime rrugësh, zënie të hapësirave. Më vjen mirë që mentaliteti i të fortit nuk ekziston më në Tiranë. Sot, i fortë quhet ligji, shteti dhe qytetari”, u shpreh.
Një ditë më parë, kryebashkiaku inspektoi punimet për parkingun më të madh publik në Tiranë, atë në Sheshin Italia. Të ardhurat nga kjo hapësire pritet të shkojnë për më shumë gjelbërim dhe korsi biçikletash në kryeqytet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)