“Kastraveci i detit”, Ilir Gjoni
ironi Ramës për kufirin grek

“Kastraveci i detit”, Ilir Gjoni<br />ironi Ramës për kufirin grek
TIRANË - Ligji i propozuar nga PS për kufirin me Greqinë nxjerr në dritë një përplasje të re brenda PS-së. Nënkryetari socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti Ilir Gjoni, në një deklaratë të hedhur në rrjetin social në Facebook, ironizon kryesocialistin Rama.
Ai i referohet tryezës së dy ditëve më parë për Mjedisin, ku Rama nuk e preku për asnjë moment propozimin e PS-së për ligjin e kufirit, por u ndal në fund të fjalës te një kontratë e qeverisë me një firmë private për shkuljen e kastravecit të detit.
Gjoni ka ngritur shqetësimin se propozimi i dorëzuar në Kuvend nga Gramoz Ruçi nuk është parashikuar në seancë në tre të enjtet e ardhshme. Sipas tij, kjo çështje është edhe më e rëndësishme se ajo e kastravecit të detit.

“Përveç kastravecit të detit, që është i rëndësishëm, siç e tha dhe lideri PS-së dje, besoj se dhe çështja e kufijve është akoma më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga kastravecët e papërgjegjshëm. Aq më tepër kur ndodhemi para një rasti flagrant ku komandanti i Flotës Detare është emëruar nga ministri në shkelje të Kushtetutës dhe kur bazat detare, si ajo e Bishtit të Pallës, janë nxjerrë jashtë strukturës funksionale të FA”, deklaroi deputeti socialist.

ÇFARË THA RAMA NË TRYEZË
“Kolothurrja quhet një specie e mbrojtur nga të gjitha konventat ndërkombëtare, është një specie e përfshirë në listën e kuqe të specieve të rralla. Për një paradoks që lidhet me fundin e këtij ilustrimi, në shqip mund të përkthehet kastraveci i detit. E pikërisht këto ditë është kontaktuar një firmë e quajtur ‘Denis Patëllxhan’, që do të vijë me anije dhe me polumbarë dhe do të shkulë 2000 copë në ditë nga kjo specie e rrezikuar. Deri në fund të detit, deri aty ku nuk shkon kurrë mendja normale e njeriut, ‘Denis Patëllxhani’ do të godasë për të shkrirë çfarë deri tani ka kapur imagjinata”, u shpreh Rama në tryezën me socialistët.


LIGJI
Partia Socialiste ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për përcaktimin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, ndërsa ky ligj në përfundim të gjykimit u cilësua antikushtetues, duke e rrëzuar atë.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë