“Kek me çokollatë” dhe “Qofte e stufuar” 
gatuhen në Rreze Dielli

“Kek me çokollatë” dhe “Qofte e stufuar” <br />
gatuhen në Rreze Dielli
Ka vijuar dita e dytë e gatimit për nxënësin e shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit në emisionin Rreze Dielli. Hagelt Goxhaj ka vëzhguar zonjën Tefta në përgatitjen e recetave të ditës, duke ndjekur me vëmendje këshillat e saj. “Kek me çokollatë” dhe “Qofte e stufuar” kanë qenë recetat e përzgjedhura nga zonja Tefta për ditën e sotme.



Hagelti do të vihet në provë për njohuritë e mara gjatë javës, ku ditën e premte do të përgatisë i vetëm dy gatimet e përzgjedhura nga autorët e programit. Ditën e sotme ai ka qenë më i zhdërvjellët dhe më i kujdesshëm në vëzhgimin e zonjës Tefta në përgatitjen e recetave.



Nxënësi Goxhaj duhet të tregohet i vëmendshëm në memorizimin e përbërësve të gatimeve të ndryshme, pasi në shportën e ushqimeve ditën e provës do të vendoset një element-kurth, i cili nëse përzgjidhet e penalizon me atë me 20 pikë.  



Do të jetë juria e përbërë nga një mësues, një shef kuzhine dhe zonja Tefta të cilët do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit Goxhaj në bazë të kritereve të përcaktuara.



“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në muajin qershor. Në fund të çdo jave nxënësve do t’ju jepet një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake. Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurrenti që ka grumbulluar më shumë pikë.

Receta e parë, Kek me çokollatë
Përbërësit:

Miell 250 gr

Kakao 120 gr

Gjalp  120 gr

Sodë ëmbëlsirë 2 lugë kafeje

Limon 1

Vezë 2

Kafe 200 ml

Qumësht
 
Recta e dytë, Qofte e Stufuar
Përbërësit:

Mish tul 500 gr

Pulë 250 gr

Qepë 1

Hudhër 1 kokërr

Karrotë 250 gr

Bukë 2 feta

Qumësht 200 ml

Vezë 2

Perime
 
Redaksia Online
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)
 

10/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin