Hagelti do të vihet në provë për njohuritë e mara gjatë javës, ku ditën e premte do të përgatisë i vetëm dy gatimet e përzgjedhura nga autorët e programit. Ditën e sotme ai ka qenë më i zhdërvjellët dhe më i kujdesshëm në vëzhgimin e zonjës Tefta në përgatitjen e recetave.
Nxënësi Goxhaj duhet të tregohet i vëmendshëm në memorizimin e përbërësve të gatimeve të ndryshme, pasi në shportën e ushqimeve ditën e provës do të vendoset një element-kurth, i cili nëse përzgjidhet e penalizon me atë me 20 pikë.
Do të jetë juria e përbërë nga një mësues, një shef kuzhine dhe zonja Tefta të cilët do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit Goxhaj në bazë të kritereve të përcaktuara.
“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në muajin qershor. Në fund të çdo jave nxënësve do t’ju jepet një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake. Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurrenti që ka grumbulluar më shumë pikë.
Receta e parë, Kek me çokollatë
Përbërësit:
Miell 250 gr
Kakao 120 gr
Gjalp 120 gr
Sodë ëmbëlsirë 2 lugë kafeje
Limon 1
Vezë 2
Kafe 200 ml
Qumësht
Recta e dytë, Qofte e Stufuar
Përbërësit:
Mish tul 500 gr
Pulë 250 gr
Qepë 1
Hudhër 1 kokërr
Karrotë 250 gr
Bukë 2 feta
Qumësht 200 ml
Vezë 2
Perime
Redaksia Online
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)