“Koalicion me njerëzit”, Rama
shpjegon platformën e re

“Koalicion me njerëzit”, Rama<br />shpjegon platformën e re
I pranishëm në një dëgjesën publike në qytetin e Korçës, Rama ka shpjeguar më me detaje idenë e ndërtimit të një koalicioni me njerëzit.

Sipas Ramës po  përgatitet një platformë që do të çelet me partinë e re ku të gjithë qytetarët mund të regjistrohen me identitetin e tyre të saktë dhe të paraqesin ankesën e tyre.

Nëpërmjet këtij aplikacioni njerëzit mund të kërkojnë edhe interpelancë me ministrin, e cila do të zhvillohet online ku Ministri sipas Ramës duhet të japë llogari.
 
“Po përgatisim një platformë që do të çelet me partinë e re dhe të gjithë mund të regjistrohen. Me këtë do bëhet e mundur që ankesat mos ti marrë era.
Nëse qytetarit i mohohet përgjigjja ai që ja ka mohuar do hiqet nga puna. Kjo do bëj që zyrtarët të jenë në një presion të dyfishtë. Në momentin kur ne do e ndërtojmë këtë koalicion ai te hipoteka nuk e di kë ka përballë, por ai njeriu në momentin që merr shërbimin mund të jetë anëtarë i koalicionit dhe mund ti bëj atij atë që nuk ja ka bërë askush. Me këtë platformë njerëzit e zakonshëm mund ti kërkojnë ministrit interpelancë, që do zhvillohet online dhe ministri do japi llogari. Njësoj si në parlament”
, tha Rama.

Ndër qytetarët që denoncuan problemet e tyre ishte edhe ai i vajzës së Petro Fotografit, i cili ka fotografuar Ismail Qemalin në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit.

Ajo tha se shtëpia e familjes së saj, i ka kaluar në pronësi personave të tjerë falë ndihmës nga hipoteka, dhe i kërkoi ndihmë kryeministrit Rama që t’i jepet e drejta.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë