“Kumanova”, Qeveria e Kosovës
290 mijë € për familjet e të dënuarve

Qeveria e Kosovës ka miratuar një fond ndihme financiare prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se secila familje do marrë nga 10 mijë euro.

Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë të tjerë me nga 13 vjet. 

Pak ditë më parë, vetë Haradinaj u shpreh gjatë një takimi me familjarë të të dënuarve se do kërkonte hetim ndërkombëtar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla