“Lakuriqësia” bashkon 10 artistë
në një ekspozitë në Galerinë Kalo

“Lakuriqësia” bashkon 10 artistë<br />në një ekspozitë në Galerinë Kalo
Meri File piktore e njohur, ka zgjedhur që në vend të ekspozitës së saj vetjake të kurojë një ekspozitë kolektive, me artistë të rinj të talentuar, ku veprat më të bukura të tyre, jo gjithmonë kanë fat të prezantohen para publikut.
 
Ekspozita e titulluar “Lakuriqësi” është çelur në Galerinë Kalo dhe do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 maj. Titulli i ekspozitës është intrigues, por duket se 10 artistët e përzgjedhur në këtë ekspozitë nuk pikturojnë lakuriqësinë në vetvete. 

File: Me nudot provokojmë realitetin social
Ajo shfaqet si një reagim mjaft i ashpër kundër pengesave, barrierave. Zakonisht barrierat janë të natyrës psikologjike, shprehet kuratorja e ekspozitës Meri File.

Ideja e mbledhjes së 10 artistëve ishte një qëllim në vetvete për të sjellë një risi ose ndoshta më shumë se një risi tema sociale që i shohim në jetën e përditshme. Unë mendova ta sjell kolektive si qëllim për artdashësit dhe për publikun për ta parë në një mënyrë krejt tjetër”, tha ajo.
  
Anila Kaçani, Floranda Marku, Esmeralada Dalipi, Roland Ronny Balla, Eljan Tanini, Bui Fauves, Arjeta Palushaj, Ervin Berxolli e Ardit Borici janë piktorët që prezantojnë veprat e tyre në këtë ekspozitë.
 
“Tema këtu është edhe në mënyrë simbolike dhe siç thashë edhe lakuriqësia e lules. Lulja në pikturë nuk është thjesht lule por është edhe prezenca e dikujt. Mënyra se si është punuar gjithë vepra aty ka ndodhur një histori, çdo gjë është munduar të trajtohet në detaje”, u shpreh ajo. 
 
Idetë e artistëve prezantohen përmes simboleve provokative ose volumeve të shprehjes, si në këtë pikturë grafike të përmasave të mëdha të piktores Anila Kaçani.
 
Lakuriqësia në këtë ekspozitë afrohet, prek mendjen dhe e vë koncizitetin, intelektin në lëvizje, sipas kuratores së ekspozitës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar