“Lufta” për rektorin, Universiteti
i Sporteve pa konkurse

“Lufta” për rektorin, Universiteti<br />i Sporteve pa konkurse
Lufta” e nisur gati 6 muaj më parë, kur u hartua rregullorja për drejtuesit e rinj të këtij universiteti, ka paralizuar thuajse të gjithë veprimtarinë normale të këtij institucioni publik të arsimit të lartë. Kështu, mësohet se për shkak të kësaj përplasje të fortë mes senatit akademik të universitetit dhe rektorit aktual Vejsel Rizvanolli, po kërcënohen edhe konkurset e pranimeve të studentëve ët rinj, për vitin akademik 2012-2013. Kjo pasi ky universitet, për shkak të specifikës që ka, studentët e rinj nuk i përzgjedh nëpërmjet provimeve të maturës shtetërore, por nëpërmjet konkurseve speciale që organizon vetë. Pikërisht për këtë arsye, që në muajin maj të çdo viti, ky universitet publikon kriteret dhe rregulloren për konkurset e pranimeve, gjë e cila këtë vit nuk ka ndodhur. Pas interesimit tonë pranë këtij universiteti na thonë se për ta miratuar këtë rregullore duhet të mblidhet senati akademik, gjë e cila nuk ka ndodhur. “Aktualisht kjo rregullore nuk është miratuar pasi nuk është mbledhur senati akademik. Sipas ligjit të arsimit të lartë, senati akademik mblidhet vetëm për të hapur zgjedhjet, gjë e cila nuk ka ndodhur. Si rrjedhojë kjo rregullore nuk është miratuar ende, procedurë që bëhet çdo vit, pavarësisht faktit nëse kriteret ndryshojnë apo jo”, - shpjegojnë burime pranë këtij universiteti. Që do të thotë se për shkak të këtij ngërçi, mund të vihen në rrezik pranimet e reja, ndërkohë që Universiteti i Arteve dhe Inxhinieria e Ndërtimit që aplikojnë konkurset e pranimit i kanë miratuar dhe publikuar rregulloren dhe kriteret e konkurseve të pranimit.
Abuzimet me provimet
Ndërkohë që dalin të tjerë emra pedagogësh të implikuar me favorizim të dhëndrit të rektorit, për të dhënë provimet pa qenë i pranishëm fare në Shqipëri, ditën kur janë zhvilluar këto testime. Këtë herë është implikuar edhe vetë zëvendësrektori, Arben Kaçorri, që njihet për miqësinë që ka me rektorin Rizvanolli. Zëvendësrektori është pedagogu i lëndës “Sporte Dimërore (Ski)” ku presupozohet që studenti Redi Shijaku të ketë vajtur një javë në Voskopojë dhe të ketë bërë praktikën, dhe më pas, me datë 28 shkurt 2010 të ketë dhënë provimin me shkrim ku ka marrë notën 10-të. Por sipas dokumenteve të marra nga sistemi TIMS që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se studenti Shijaku në këtë periudhë nuk ka qenë në vendin tonë. Sipas të dhënave të TIMS, ai ka dalë nga Shqipëria më 18 shkurt 2010 dhe është futur sërish më 3 mars 2010. Në fakt, në këtë mënyrë ai ka marrë provimet edhe për lëndën me zgjedhje “Minibasket”, Fiziologji njeriu dhe Biologji-Biokimi. Por pavarësisht këtyre fakteve, mësohet se Ministria e Arsimit, i ka kërkuar rektorit një raport të detajuar për rastin e publikuar në media, por ende nuk ka marrë ndonjë vendim apo verifikim nga ana e saj e dokumenteve që gjenden në arkivën e këtij institucioni.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit