TIRANE - Sikur të mos mjaftonte konkurrenca në botën e internetit, gjigandët e IT-së duan të maten me njëri tjetrin edhe në arkitekturë. Google, Facebook, Apple dhe Amazon paralajmërojnë ndërtesa biznesifuturiste të cilat do të ndryshojnë konceptin e hapësirës së punës. Derisa një pjesë e Amerikës kursen kur bëhet fjalë pasuritë e patundshme, katër kompanitë teknologjike më me ndikim po planifikojnë ndërtimin e pallateve shumë të bukura pa e vrarë mendjen për kostot.
Amazon kohë më parë ka njoftuar se në qendër të Siatwll do të ngrejw tri ndërtesa futuriste si ballon qelqi, ndërsa Apple, Facebook dhe Google më herët kishin njoftuar planet e tyre për hapësirat afariste të cilat do të ndryshojnë konceptin e zyrës.
Amazon ua ka paraqitur urbanistëve në Siatwll, objektin në trajtën e tri sferave të lidhura me qelq e çelik të larta gati 30 metra që do të gjenden para tre rrokaqiejve të rinj. Në to të punësuarit do të punojnë të rrethuar me bimë në hapësirën rreth 6 mijë metra katrorë.
Mark Zuckenberg për projektin „Zyra me e madhe e hapur në botë”, ka angazhuar arkitektin e njohur Frenk Gary. Facebook, krahas objektit ekzistues në Menlo Park, do të ndërtojë hapësirën e hapur sa shtatë fusha futbolli në të cilën punëtori nuk detyrohet të kalojë përmes asnjërës derë për të shkuar te kolegu tjetër në fund të ndërtesës. Në krye të kompleksit ku do të punojnë 3.400 inxhinierë do gjendet një park shumë i bukur.
Googleplex i ri që po lind afër ekzistuesit, përbëhet nga nëntë ndërtesa në formë të këndit të drejtë të shtrembëruar me sipërfaqe 102.000 metra katrorë. Kulmet e ndërtesës do të lidhen me ura përmes të cilave të punësuarve nuk do t’iu duhen më shumë se dy minuta e gjysmë që të shkojnë te cilido koleg.
Ideja e Google se „kënaqësia është pjesë e efikasitetit”, sigurisht se u dëshmua me vend, pasi hapësira e re do të ketë po atë lidhje pune e relaksimi sikur dhe deri më tash. Njëra nga urat do t’i shpie njerëzit direkt e në kopshtin e kafes në kulmin me bar.
Më ambiciozja megjithatë është „anija kozmike” në Coopertine. Kompania të cilën e ka themeluar i ndjeri Steve Jobs ndërton godinën në formë të unazës së qelqtë me më shumë se 260.000 metra katrorë hapësirë. Ajo do të jetë njëra nga përmendoret për Jobsin, i cili kishte imagjinuar mu një ndërtesë të tillë dhe kishte marrë pjesë në planifikime të saj. Në ndërtesë do të punojnë 13.000 njerëz e vlerësohet se shpenzimet do të arrijnë pesë miliardë dollarë.
Magnet Omara, profesoreshë në Universitetin e Washingtonit, e cila kishte shkruar për ndërtimin e Luginës së Silikonit, thotë se gjigantët teknologjik kështu realizojnë dëshirat e tyre, duke i dërguar njëkohësisht botës mesazhe se janë të veçantë, se e kanë ndryshuar botën dhe se do të vazhdojnë ta ndryshojnë.
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com