“Luftë” në xhunglën Calais, ndërtimi
i murit,nis zhvendosja e emigrantëve

“Luftë” në xhunglën Calais, ndërtimi<br />i murit,nis zhvendosja e emigrantëve
Emigrantë të zemëruar janë përplasur me policinë mbrëmjen e djeshme në xhunglën e Kales ku shumë shpejt do të ndërtohet një mur i madh çdo do të ndalojë kalimin e tyre drejt Britanisë së Madhe. Refugjatët kanë nisur të gjuajnë me gur policinë franceze ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Një nismë e tillë vjen pak orë pasi janë marrë masat për të ndaluar hyrjen në portin e Kales, qytet në veri të Francës. Autoritetet pariziane konfirmuan se këtë të hënë do të nis shkatërrimi i kampeve të refugjatëve të cilët janë strehuar në këtë zonë me qëllimin për të kaluar në ishujt britanikë.

Siç është paralajmëruar në xhungël Calasi do të ndërtohet një mur i madh i cili do të ndalojë vërshimin e mëtejshëm të refugjatëve.

Përplasjet në kampin e refugjatëve u shtuan pasi më shumë se 50 vajza mbërritën në qendrën e emigracionin në Londër.Grupi i vajzave janë të parat emigrante që shpëtojnë dhe që hyjnë në territorin britanik.

Për të ndalur fluksin e e migrantëve që vijnë kryesisht nga vendet afrikane, autoritetet kanë bërë thirrje që ata të kërkojnë azil në Francë.Ata të cilët do të refuzojnë do të rrezikojnë burgun ose do të kthehen mbrapsht në vendlindje.

Në Xhunglën Calais janë strehuar rreth 6500 emigrantë në kushte tejet të vështira jetese .

[gallery]19262[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin