Një vajzë 25 vjeçare nga Anglia e quajtur Megan Stephens ka rrëfyer për mediat britanike, mënyrën sesi i dashuri i saj, një shqiptar, e ka shfrytëzuar si prostitutë me pretekstin se kishte nënë e tij të sëmurë me kancer dhe me lekët që do grumbulloheshin do bëntë të mundur shërimin e saj.

Ndonëse ngjarja ka ndodhur prej disa vitesh, 25 vjeçarja a vendosur që tani ta bëjë publike atë, ndonëse aktualisht ka përkrah një tjetër partner dhe është edhe shtatzënë.

Ngjarja që rrëfen anglezja, ka ndodhur në vitin 2009 kur ajo ishte vetëm 14 vjeç, kur kishte shkuar në Greqi me nënë dhe nga aty përfundoi si prostitutë.
Britanikja ka dhënë edhe detaje sesi shqiptari e shfrytëzonte, ku ka deklaruar se është përdhunuar nga 110 persona në vetëm 22 orë.

Ajo ka treguar edhe emrin e shqiptarit, që quhej Jak dhe ka shtuar se këtë profesion ajo e ka ushtruar për më shumë se 6 vitesh, pasi Jaku e kishte shitur tek një trafikant me emrin Leoon, ku ky i fundit e detyronte të shkonte me 50 burra në një ditë. Leoni e kishte shitur tek një tjetër person i quajtur Elek e më pas ky tek një tjetër që quhej Cristoph.
Përveç kësaj, Megan ka thënë se shqiptari e rrihte atë saherë që ajo kundërshtonte që të ushtronte profesionin e dhënë prej tij.
Në fund të rrëfimit, 25 vjeçarja thotë se ka mundur që të largohet nga duart e trafikantëve, pasi ajo tentoi që të vriste veten ngjarje pas së cilës ajo u shtrua në spital për 5 muaj, ku stafi i spitalit e lidhi me të ëmën dhe ato u bashkuan.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com