“Made in Albania”, në Prishtinë
me Luftar Pajën e Zyliha Milotin

“Made in Albania”, në Prishtinë<br />me Luftar Pajën e Zyliha Milotin
Shfaqja “Made in Albania” që u ngjit premierë para një muaji nga regjisori Stefan Çapaliku në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, pas prezantimit për publikun e Tiranës do të shkojë edhe në Prishtinë.
 
Ndërsa shfaqjes së Tiranës i dhanë një shkëlqim të veçantë dy aktorët e mirënjohur Zyliha Miloti dhe Luftar Paja, “Made in Albania” pati sukeses në publikun shqiptar edhe për temëat e mprehta aktuale që trajton.

teatri

teatri

teatri
 
Premiera do të ringjitet në Teatrin Kombëtar të Kosovës ku krahas Luftar Pajës dhe Zyliha Milotit do të luajnë aktorët Shegushe Bebeti, Albana Kocaj, Eglantina Ceno, Loredana Gjeçi, Era Çaushi, Arjeta Dhima, Sara Smaja, Linda Jarani, Algiona Aga, Aleksander Seitaj dhe Florian Agalliu.
 
“Made in Albania” i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vërtetës, thelbësores, të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”.
 
Koreografinë e shfaqjes e ka bërë Gjergj Prevazi, kurse kostumet e shfaqjes i ka punuar Iliriana Loxha Basha. Shfaqja në Prishtinë do të ngjiten në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më 4 qershor.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen