Nis gjykimi i një prej organizatave më të mëdha të krimit në Itali. E ashtuquajtura “Mafia Capital” ( mafia kryeqytetase) dyshohet se ka vjedhur miliona euro të parave publike.
Kjo seancë cilësohet nga mediat italiane si “nënë e të gjitha proceseve penale”. Ky grup mafioz ka operuar në Romë dhe në Lazio deri në fund të vitit që shkoi. Arrestimet u kryen në mënyrë të bujshme dhjetorin e shkuar.
Për më tepër, ata kanë korruptuar funksionarë publikë, politikanë, biznesmenë me qëllimin për të fituar tendera që vlenin me qindra miliona euro.
Në gjykim do të dalë kreu i organizatës Massimo Carminati. Ai do të dëshmojë nëpërmjet një video- link, pasi konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm. 46 të akuzuarit do të përballen me akuzën për korrupsion si dhe me shpërdorimin e milionave euro të vjedhura nga bashkitë.
Grupi mafioz ka bashkëpunuar me politikanët për çështje të tilla si: marrja e fondeve të destinuara për emigrantët dhe refugjatët si dhe për mbledhjen e mbeturinave në Romë dhe rajonin përreth Lazios.
Sidoqoftë, grupi kriminal ishte ndryshe nga organizatat tradicionale mafioze, ka deklaruar për agjensinë e lajmeve “Reuters” prokurori i antimafias, Alfonso Sabella.
Gjyqi do të vijojë në një bunker në burgun Rebibbia, në periferi të Romës. BBC bën me dije se gjyqi do të vijojë deri verën e ardhshme. Janë përcaktuar 136 seanca për të dëgjuar të gjithë njerëzit e përfshirë, qindra dëshmitarë dhe mijëra biseda telefonike.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

e proceseve", nën akuzë politikanë">