“Makbeth” në TK, risia e Kledi 
​Kapexhiut pritet me duartrokitje

“Makbeth” në TK, risia e Kledi <br />​Kapexhiut pritet me duartrokitje<br>
Regjisori Kledi Kapexhiu ka ngjitur mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen “Makbeth”, tragjedinë e famshme të atyre që duan pushtetin për interesat e tyre. Me një kast prej 15 aktorësh që kanë punuar më shumë se 2 muaj me provat, “Makbethi” është konceptuar totalisht sipas këndvështrimit të vet Kapexhiut.

“Ideja e kësaj premiere ka nisur nga një ndjesi personale që ka filluar para shumë vitesh. Kur e lexova, më intrigoi përqëndrimi i Shekspirit tek tragjedia e një individi. Ai thellohet më shumë brenda dramës dhe tragjedisë së tij. Më duket një tragjedi personale, kjo ishte ajo që më la shenjë”, është shprehur Kapexhiu. Në rolet kryesore të çiftit “Makbeth” janë zgjedhur Indrit Çobani dhe Luli Bitri. Aktorët kanë sjellë profile interesante në skenë.

[gallery]25776[/gallery]
Me një plastikë të shoqëruar me vizione të artit figurative, duke I bashkëngjitur në mënyrë të qartë dhe fjalën shekspiriane u dalluan më intepretimet e tyre përveç personazhve kryesorë edhe aktorët Arben Derhemi, Laert Vasili, Neritan LIçaj, Suela Bako, Adelina Muça. Regjisori Kapexhiu ka ngjitur në skenë një shfaqje përtej klasikes, me  elementë ekstravagantë, muzikë kumbuese, kostumografi dhe grim të vecantë. Por që jo rrallë herë këto elementë i sfumojnë rëndësinë fjalës. 

Me kostume të përgatitura nga Enada At Nikolla dhe maskat e Gerta Oparakut, aktorët edhe pse e kanë transformuar tërësisht imazhin e tyre, janë shfaqur më origjinalë me lojën e personzheve që përfaqësonin. Ndërsa referencat e lojës në ansambël regjisori i ka marrë prej teatrit antik grek. Kapexhiu është shprehur se ka parë disa variante të ngjitjes në skenë të “Makbethit” që e kanë frymëzuar si “rikthimi që i është bërë në shek XX nga teatri japonez dhe disa regjisorë të tjerë.

“Makbeth” është tragjedia e shkruar nga William Shakespeare ku  dramatizohen dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre. Një gjenerali trim skocez me emrin Makbeth i shfaqen tri Magjistrica me një profeci, se një ditë ai do të bëhet Mbret i Skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret Mbretin Dukan dhe e merr për vete fronin e Skocisë. I detyruar të kryejë gjithmonë e më shumë vrasje për të mbrojtur veten dhe për të hequr dyshimet mbi të, ai shumë shpejt do të bëhet një tiran i gllabëruar nga ndjena e fajit dhe paranoja.

“Makbeth” do të vijojë të ngjitet në skenë në data 10 e 11 Mars ora 19:00 me interpretimin e aktorëve Indrit Çobani, Luli Bitri, Arben Derhemi, Laert Vasili, Neritan Liçaj,Neritan Liçaj, Suela Bako, Genti Deçka, Jaho Guma, Xhimo Musollari, Adelian MUça, Niada Saliasi, Arjola Basho, K;odiana Keco, Egla Ceno, Serxhio Harizi.  Shfaqja me skenografinë e Genc Shkodranit, u shoqërua me tingujt e kopmpozitorit Bled Boraku. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi