“Martirët”, PD: Rama e bojkotoi
dhe dëshmoi përbuzje ndaj klerit

“Martirët”, PD: Rama e bojkotoi<br />dhe dëshmoi përbuzje ndaj klerit
Partia Demokratike, përmes një njoftimi për mediat, ka kritikuar bojkotin që sipas kësaj force politike kryeministri Edi Rama i bëri ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve, ditën e sotme në Shkodër, duke treguar përçmimin që ka për sakrificën sublime të klerit.

Deklarata e plotë e PD

Lumturimi i 38 martirëve, nga Papa Francesku, në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër eshte një ngjarje unike për Europën dhe Botën.

Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e sotmja eshte një ditë reflektimi dhe ndjese për krimet çnjerëzore komuniste ndaj lirise dhe besimit ne Zot.

Por Edi Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave boterore. Jo vetëm nuk denjoi te ishte i pranishem por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, News 24, ABC News dhe Ora News.

Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi çdokujt se kush është dhe kujt i përket.

Edhe të enjten në Parlament në mënyrë demonstrative ktheu fundshpinen kur po votohej rezoluta e Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit e kur po lexoheshin emrat e martirëve dhe vuajtjet e tyre.

Me këto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përçmimin për sakrificat sublime të klerit. Ne vend të frymes së pajtimit, paqes dhe bashkimit ai zgjedh si perherë, përçarjen, urrejtjen dhe konfliktin. Shqiptaret duhet të bashkohen për ti thënë JO, Edi Rames, të shkuarës së krimeve, të shkuarës së konfliktit. Ai nuk përfaqeson as të sotmen, aq më pak të nesërmen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevoje për paqe, bashkim dhe harmoni. #Shqiperia më mirë pa Edi Ramen.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social