Në kalendarin tre javor të miratuar ditën e djeshme, ky dekret nuk ishte i parashikuar në ndonjë datë specifike, teksa nëse do të ketë dakordësi politike, ai mund të rifutet në çdo moment. Por teksa ky votim u kontestua publikisht, situata duket akoma më e komplikuar pas deklaratës së djeshme të Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Ai u shpreh se debati është i kuptueshëm dhe pozitiv, ndaj propozoi marrjen e një ekspertize të thelluar nga Bashkimi Evropian.
Meta
“Qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë për të gjetur një zgjidhje oportuniste. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë për të gjetur zgjidhje parimore, të cilat garantojnë interesin e gjerë të publikut dhe kjo ka qenë arsyeja përse ne kemi insistuar te një dialog i ngushtë me shoqërinë civile, e cila është e profilizuar, specializuar prej gati dy dekadash në këtë drejtim. E ndërkohë jemi në një situatë ku kemi një interpretim të ndryshëm dhe të direktivave të BE-së. Unë nuk jam ekspert i mjedisit, as i Shqipërisë dhe as i BE-së. Por derisa të gjithë e kemi pranuar BE-në, përsëri nuk ka asnjë arsye përse, nëse nuk jemi të aftë që të zgjidhim dhe të shterojmë çdo arsye për të qenë mosbesues, të mos e pranojmë një ekspertizë të thelluar të Bashkimit Europian në këtë drejtim. Sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale dhe kur konflikti është si stisur nga opozita apo nga grupe të caktuara për arsye politike, për një çështje sensitive, dhe shoqërimi gjithmonë i zbatimit me një dyshim, të përhershëm, nuk është pozitive për të gjithë shoqërinë”, - shtoi Meta.
Votat
Votimi në 22 shtator i ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” përbënte një votim me shumicë të pranishmëve në sallë, ku mjaftuan 63 vota. Votimi i ardhshëm, ai i rrëzimit të dekretit të presidentit, kërkon shumicë të thjeshtë, prej të paktën 71 votash. Nuk dihet se si do të rishpërndahet votimi, por panorama ishte e larmishme në votimin e parë ku plot 27 deputetë të mazhorancës nuk e votuan ligjin në fjalë.
Nisma ligjore e propozuar nga PS dhe LSI trazoi ujërat dhe balancat politike brenda Kuvendit, duke bërë që një ligj i tillë i kontestuar fort, të kalonte me shumicë kaq të ulët, duke mos marrë as gjysmën e votave të anëtarëve të parlamentit (70 vota). Opozita nuk zhgënjeu në qëndrimin e saj, ku votat u ndanë në kundër dhe mospjesëmarrje në votim. Por më e larmishme situata ishte brenda mazhorancës. 27 deputetë nuk votuan pro këtij ligji, edhe pse kryeministri dha garanci se asnjë mbetje e dëmshme nuk do të vijë në vendin tonë. 4 deputetë të mazhorancës votuan kundër, ku surprizoi Dashamir Peza, teksa pritej vota kundër e Ben Bluhi, Vangjel Dules dhe Mimoza Hafizit, deputetë këta që e kundërshtuan dhe më herët nismën. Katër votat abstenim ndaheshin 1 nga opozita, përkatësisht kartoni i Genc Pollos, dhe tre nga mazhoranca: Përparim Spahiu i LSI-së dhe Klodiana Spahiu e Luljeta Arapi nga PS. Deputetë të mazhorancës që nuk morën pjesë në votim ishin 20.
Ra në sy mungesa e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili u largua nga salla disa orë përpara votimit. Vetë deputetët e LSI-së janë ndarë mes abstenimeve, votave pro dhe mos marrjes pjesë në votim. Nga kjo parti, veç abstenimit të Spahiut, nuk mori pjesë në votim Ilir Meta, Vangjel Tavo dhe Ylli Shehu.
Po ashtu, pjesë në votim nuk mori as grupi parlamentar i PDIU-së. Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo preferuan të mos merrnin pjesë në votim duke ju shmangur kostove të këtij ligji. Edhe nga Partia Socialiste disa deputetë të rëndësishëm nuk morën pjesë në votim. Mes tyre Bashkim Fino i cili prej muajsh ndodhet jashtë vendit për arsye shëndetësore. Erjon Brace dhe Arta Dade që e kishin kundërshtuar ligjin, nuk votuan kundër, por zgjodhën të mos merrnin pjesë në votim.
Të njëjtën gjë bëri edhe Tom Doshi, Fatmir Toçi, Parid Cara, Mira Shehu, Enkelejda Shkreli, Vangjel Kosta, si dhe dy bashkëpunëtorët e mazhorancës Mirela Ferracaku e Eduard Ndocaj.
Si u shpërndanë votat e deputetëve:
63 vota pro, ndërsa të tjerat si më poshtë:
Kundër/Mazhoranca
- Ben Blushi PS
- Mimoza Hafizi PS
- Dashamir Peza PS
Kundër/Opozita
- Gerti Bogdani PD
- Eleina Qirici PD
- Arben Ristani PD
- Eduard Selami PD
- Jorida Tabaku PD
- Astrit Veliaj PD
- Albana Vokshi PD
- Alban Zeneli PD
- Mimoza Hajdarmataj PD
- Bedri Hoxha PD
- Arben Imami PD
- Roland Keta PD
- Irma Kopliku PD
- Keltis Kruja PD
- Bedri Mihaj PD
- Florjon Mima PD
- Flamur Noka PD
- Edi Paloka PD
- Dhurata Cupi PD
- Liljana Elmazi PD
- Kozma Dashi PD
- Asllan Digjani PD
- Vagjel Dule PBDNJ
ABESTENIM
- Luljeta Arapi PS
- Klodiana Spahiu PS
- Përparim Spahiu LSI
- Genc Pollo PD
Nuk Votuan/Opozita
- Sali Berisha PD
- Luciano Boci PD
- Ridvan Bode PD
- Majlinda Bregu PD
- Aldo Bumci PD
- Helidon Bushati PD
- Oerd Bylykbashi PD
- Gjovalin Bzheta PD
- Igli Cara PD
- Albina Deda PD
- Mhill Fufi PD
- Arbjola Halimi PD
- Eduard Halimi PD
- Kastriot Islami PD
- Gjergji papa PD
- Astrit Patozi PD
- Genc Ruli PD
- Edmond Spaho PD
- Gent Strazimiri PD
- Myqerem Tafaj PD
- Jozefina Topalli PD
- Dashamir Tahiri I pavarur
- Fatmir Mediu PR
- Dashamir Shehi LZHK
- Nard Ndoka PDK
- Agron Duka PASS
Nuk Votuan/Mazhoranca
- Bashkim Fino PS
- Tom Doshi I pavarur
- Arta Dade PS
- Fatmir Toçi PS
- Vladimir Kosta PS
- Erjon Brace PS
- Parid Cara PS
- Mira Shehu PS
- Enkelejda Shkreli PS
- Eduard Ndocaj PS
- Monika Kryemadhi LSI
- Vangjel Tavo LSI
- Ylli Shehu LSI
- Mesila Doda PDIU
- Shpëtim Idrizi PDIU
- Omer Mamo PDIU
- Tahir Muhedini PDIU
- Aqif Rakipi PDIU
- Mirela Ferracaku PKD
MUNGOJNË
- Ilir Meta LSI
- Armando Prenga I pavarur
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)