“Mbreti Luan” këndohet në
mes të metrosë në New York

“Mbreti Luan” këndohet në<br />mes të metrosë në New York
New Yorkezët kanë hipur në metro dhe nuk prisnin asgjë më tepër se një udhëtim të mërzitshëm si çdo ditë. Por, në fakt udhëtimi i tyre rezultoi më shumë se argëtues. Ata patën fatin të ndiqnin live performancën e grupit muzikor që do të të japë shfaqje me muzikalin e “The Lion King”, filmit të animuar aq të famshëm: Mbreti Luan.

30 nga pjestarët e grupit kanë hipur në tren dhe kanë nisur krejt papritur të këndojnë a capella, për udhëtarët e panjohur. Bashkë me gruan që bëri hapjen ikoni të “The Circle of Life” u bashkuan dhe mjaft pasagjerë të tjerë të cilët shijuan një udhëtim mjaft të veçantë.

Ky muzikal u bë për nder të faktit se metroja e New York City-t i ka shërbyer më shumë se 1 billion pasagjerëve vitin e kaluar dhe grupi ka arritur gjithashtu 1 billion dollarë nëpërmjet shfaqjeve të tyre. Këto performance janë bërë dhe më parë nga ky grup i cili nuk rresht të surpizuara fansat amerikanë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)