“Mbrojtja e Gazetarëve” akuza Turqisë
për cenim të lirisë së shprehjes

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një nga grupet më të njohur për survejimin e mediave ndërkombëtare, ka akuzuar Turqinë për ndërmarrjen e një prej fushatave më të mëdha në botë kundër lirisë sw shprehjes.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të këtij komiteti, rezulton se që nga data 1 gusht e këtij viti janë dënuar me burg 76 gazetarë, ku theksohet fakti se 61 prej tyre janë burgosur në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkak të profesionit.

Rreth 30 % e gazetarëve të burgosur shkruan komiteti, janë burgosur pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në komplote kundër qeverisë apo për anëtarësim në organizata të jashtëligjshme.

Në raport shkruhet gjithashtu se 70 % e gazetarëve të dënuar janë kurd, ndërsa teksa citon disa grupe turke për mbrojtjen e lirisë së mediave, Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, bën të ditur se deri në fund të vitit 2011 janë regjistruar më shumë se 5000 raste penale kundër gazetarëve.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer

Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer