Plumb ballit babait të 4 fëmijëve pas një sherri me sharje e ofendime. 

Shqiptarja.com mëson se vrasja e 42-vjeçarit Genc Mhillaj e ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Mali i Jushit në Shkodër, e ka zanafillën tek një konflikt i ndodhur midis autorit dhe viktimes, dy netë më parë në fshatin Torovicë të Lezhës.

Banorë të zones kanë bërë të ditur se viktima dhe autori i ngjarjes 21-vjeçari Jozef Mujeci janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi autori i kishte bllokuar rrugën me makinë viktimës në qendër të fshatit Torovicë.

42-vjeçari Mhillaj i kishte kërkuar Mujecit që t’i hapte rrugën, pasi donte të kalonte, por i riu i ka kërkuar atij që të priste. Kjo ka mjaftuar që midis tyre të lindë konflikti. Sipas të dhënave, viktima e ka shtyrë dhe më pas sharë dhe ofenduar 21-vjeçarin Mujeci.

Kjo e ka acaruar të riun i cili i ka kërkuar Mhillajt që ‘t’i kërkonte falje ose në të kundërt do t’i kishte punët keq më të’. Por 42-vjeçari nuk ka pranuar që ti kërkoj falje autorit të krimit dhe pas kësaj është larguar për në banesën e tij.

Por konflikti nuk është mbyllur me kaq, pasi 21-vjeçari Mujeci mëngjesin e së enjtes ka marrë armen e zjarrit pistoletë dhe ka ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimës, të cilin më pas e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

21-vjecari i ka bllokuar rrugën me mjetin e tij, makinës së Mhillajt në vendin ku ndodhi vrasja. Mhillaj, pasi ka parë që Mujeci ishte i armatosur ka tentuar të ikë, por ky i fundit e ka ndjekur duke e qëlluar për vdekje me një plumb në ballë.

Nga të dhënat është bërë e ditur se autori kur ka kryer krimin ka qenë në automjet bashkë me një person tjetër të maskuar. 21-vjeçari Jozef Mujeci kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga Belgjika, ku jetonte prej kohësh.

Dorëzimi
10 orë pas vrasjes së 42 vjeçarit Genc Mhillaj është dorëzuar në polici 21-vjeçari Jozef Mujeci.
 
Policia ishte në kërkim të Mujecit pasi e identifikoi si autorin e vrasjes së Mhillajt dhe ishte në operacion për arrestimin e tij, por 21-vjeçari nuk ka bërë rezistencë më shumë se 10 orë duke u dorëzuar në polici.
 
Jozef Mujeci qëlloi për vdekje me armë zjarri 42-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta një ditë më parë.
 
21-vjeçari e qëlloi me një plumb në kokë Genc Mhillajn në aksin Shkodër- Velipojë duke e lënë të vdekur.
 
Autori e ndoqi viktimen ne fushe
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11 00 të së enjtes pranë fshatit Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën.
Pranë urës së Malit të Jushit ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Mhillaj ka tentuar te largohet me vrap, po autori e ka ndjekur dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij.
 Për pasojë viktima është rrëzuar në fushë. 42 vjecari Genc Mhillaj ka ndërruar jetë menjëherë pasi plumbi e ka goditur në ballë. 

d.b/dy.ba/shqiptarja.com