Denisa Gokovi është një vajzë e panjohur për publikun e po aq edhe për gazetarët e mediave të shkruara e vizive. Lajmi se një shqiptare do të luajë në një film të Bollivudit ka bërë që të gjithë të kërkojnë dhe të njohin se kush është kjo vajzë. Denisa është vetëm 21 vjeçe dhe është nga Shkodra. Qysh herët ka filluar të luajë në piano, e duket se kjo i hapi rrugën drejt një tjetër ëndrre.
Pikërisht rolin e protagonistes në një nga filmat e Bollivudit, industrisë më të madhe kinematografike të kontinentit aziatik. Filmi do të ketë në qendër historinë e dashurisë së një vajze që nuk flet dot dhe të dy djemve që përpiqen të fitojnë dashurinë e saj, e cila përfundon tragjikisht. 21 vjeçarja ka pohuar se është bërë pjesë e këtij filmi rastësisht gjatë një promovimi libri në Tiranë ku ishte i pranishëm edhe producenti i këtij filmi. Më shumë për veten dhe ëndërrat e saj artistike, Denisa i rrëfen në këtë intervistë.
Në çfarë moshe e keni filluar të luani në piano?
Në moshën 6 vjeçare kam studiuar pianon në Shkodër në shkollën e muzikës Prenk Jakove.
Në familjen tuaj merret dikush tjetër me art?
Familja nuk merret me muzikë, por prindërit kanë qenë të apasionuar pas muzikës. Dhe këtë gjë ma “trashëguan” mua.
Kur keni marrë pjesë në konkursin e parë për piano?
Kam marrë pjesë në një konkurs në Tiranë për piano, ku kam marrë çmimin e tretë.
Më pas?
Nëpër koncerte pianistike. Gjithmonë ka qenë dëshira ime për të luajtur në piano.
Ju nuk luani vetëm në piano?!
Po, nuk luaj vetëm piano. Jam angazhuar dhe në fusha të ndryshme artistike si kompozicioni, këngëtare, tekstshkruese, aktore dhe shkrimtare. Tani jam ende duke përfunduar librin tim.
Çfarë ka libri si subjekt?
Trajtimi i realitetit mbi marrëdhëniet njerëzore dhe qëllimi i librit është të ndryshoj jetën e njerëzve.
Si mund të ndryshosh jetën e njerëzve?
Është një libër që trajton shumë tema, por në themel qëndron raporti individual me të tjerët. Është e rëndësishme që njeriu së pari të njoh veten që të ketë një komportim me komunitetin në tërësi.
Si këngëtare?
Në disa koncerte në Shqipëri dhe Kosovë.
Ke qenë vetëm?
Po, së bashku me pianon time si këngëtare. Kam luajtur piano edhe në një aktivitet artistik në shtëpinë ushtarake të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Jashtë Shqipërisë, cilat kanë qenë eksperiencat e tua?
Kam qenë në Gjermani si pianiste, në një takim të organizuar nga liceu. Ka qenë një koncert me pianist të ndryshëm nga vendet e ndryshme të botës.
Keni qenë e vetmja?
Po nga Shqipëria jam përzgjedhur vetëm unë.
Çfarë projektesh keni aktualisht si pianiste?
Tani kam përfunduar materialin muzikor tek një producent amerikan Timothy Paul Taylor ku do ta vendos në funksion të një filmi të pavarur (me metrazh të shkurtër) në Amerikë si kolonë zanore.
Ç’ne kjo marrëdhënie?
Jam njohur me producentin rreth një muaj më parë. Ai ka shfaqur interes pasi ka dëgjuar muzikën time dhe vendosi që të jem edhe si muzikante edhe si aktore në tre projektet e ardhshme në Amerikë, Nju Jork.
Kur nisin këto projekte në Amerikë?
Nga janari i 2014.
Di gjë për aktorët që do të punosh?
Jam njohur me grupin e tij. Ndërsa për aktorët e tjerë që do të jenë pjesë do të përzgjidhen shumë shpejt.
Jam në dijeni që ju do të jeni aktore kryesore tek një film ndërkombëtar me titull ‘Phir mulaqat ho na ho’?
Po jam në rolin kryesor, protagonistja femër emrin e personazhit ‘Sonya’.
Kush është Sonya?
Është një vajzë indiane, e brishtë. Ka probleme psikologjike përkohësisht duke qenë se është rritur në një jetimore dhe gjithashtu do të interpretojë me gjeste, sepse luan rolin si memece.
Në çfarë gjuhë është?
Në anglisht, arabisht, hindi.
Roli memec vjen për shkak të mos njohjes së gjuhës?
Jo është në skenar. Në momentin që ma ka prezantuar producenti Bobby Sheikh dhe është roli më i vështirë.
Më kë aktor të njohur luan?
Me shumë aktorë të njohur në Bollivudit.
Ju do të jeni vetëm si aktore?
Jo, do të jem edhe si interpretuese dhe krijuese duke qenë se do të realizoj muzikën e filmit dhe do të këndoj.
Keni filluar xhirimet?
Nga 15 shtatori do të largohem nga Shqipëria për në Indi. Inagurimi i xhirimeve është më 28 shtator dhe do të zgjasin deri në dhjetor. 3 muaj do të xhirojmë çdo ditë 12 orë në ditë.
Kush është subjekti?
Subjekti është një dramë dashurie, me skena të forta emocionale. Janë dy djem që luftojnë për dashurinë e Sonyas (unë d.m.th), ndërkohë që Sonya vetë ka problemet e saj, një nga këto është edhe e folura. Fundi i filmit është tragjik.
Kush vdes?
Vdes unë me dashurinë time. Ndërsa protagonisti i tretë jeton me hijen tonë.
Filmi do të trasmetohet në Shqipëri?
Ende jam në diskutim për trasmetimin këtu. Ndërsa në Indi dhe në USA do të trasmetohet në fillim të 2014.
Po si kompozitore?
Denny Producion vazhdon punën për të finalizuar projektet muzikore në vazhdim.
Ambasadore e vullnetit të mirë nga organizata ndërkombëtare (International Human Right Komision) që nga muaji nëntor i viti të kaluar.Si keni përfunduar si ambasadore?
Kryetari i oraganizatës kishte background e duhur mbi mua. Dhe krijoi interes për temat që karakterizonte librin ende të paparërfunduar dhe vendosi që unë të isha ambasadore e Vullnetit të Mirë.
Si funksion?
Mbron të drejtat e njeriut në të gjithë botën për gratë dhe fëmijët. Dhe kjo ka marrë spunto nga fenomeni i varfërisë.
Sa ambasadorë ka organizata?
Ka 48 ambasdorë nga 48 shtete anëtare. Eshtë miratuar nga OKB si organizatë ndërqeveritare.
Ku është me zyrë?
Janë në Poloni. Si zyrë e ministrisë së Jashtme të organizatës IHRC.
Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com