“Misto” e Shundit hap portat e
dramës shqipe në Teatrin Kombëtar 

“Misto” e Shundit hap portat e<br />dramës shqipe në Teatrin Kombëtar <br>
Drama e munguar shqipe është një çështje që prej vitesh ka konfliktuar regjisorët me institucionet. Regjisori Naun Shundi ka vendosur ta sheshojë këtë konflikt. Ai do të ngjis në Teatrin Kombëtar dramën shqipe “Misto”. 

"Nuk mendoj që ka pak drama shqipe. Mbase shprehja më e saktë mund të ishte ‘nuk ka aq sa duhet, por jo pak’. Kjo për faktin që kur një autor shqiptar shkruan një vepër shqiptare teatri gjithmonë e ka përparësi vënien, por kjo gjithmonë raportohet me nivelet që ka vepra shqiptare. Dhe teatri si institucion kombëtar nuk riskon dot për të vendosur në skenë një vepër shqiptare, meqë është shqiptare, në qoftë se ajo nuk përmbush parametrat e nevojshëm artistikë", tha Shundi. 

Aktori i njohur Bujar Asqeriu pohon se drama është konceptuar si një reflektim, ku gjithsecili do të kujtojë jetën e kaluar, por edhe të tashmen, me vlerat dhe antivlerat. 

“Një vepër shumë simbolike në të tërën e vet, qoftë në gjuhën, qoftë në personazhet, qoftë në rrethanat, që nëpërmjet absurdit sjell në mënyrë të konfiguruar a eksentrike një moment nga historia jonë”, deklaroi ai.

Helidon Fino shprehet para premierës se regjisori Shundi ka shkruar një vepër ku personazhet pa emër shfaqen në mënyrën më origjinale dhe aktorit i jepet liri interpretimi. 

“Pavarësisht se metafora dhe përqendrimi është që referohemi një kohe, liria e interpretimit për aktorin është gjithmonë dhe nuk ka si të jetë ndryshe”, theksoi Fino.

Premiera e dramës Misto do të ngjitet në skenë në datat 13, 14 dhe 15 Tetor. Në këtë dramë interpretojnë aktorët Bujar Asqeriu, Helidon Fino, Adelina Muca, Erion Kame, Niada Saliasi e Genti Decka. Skenografia ka për autore Laedia Hajdari. 

Shfaqja bën fjalë për tre personazhe që përjetojnë ndodhitë si vetvetja dhe si të tre bashkë. Duan të shpëtojnë, por nuk shpëtojnë dot nga i vetmi makth, dhimbje, torturë që e ka emrin “MISTO”.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari