“Mjeshtre e madhe’ Nishani
dekoron Matilda Makoçin

“Mjeshtre e madhe’ Nishani<br />dekoron Matilda Makoçin
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nderuar me Dekoratën “Mjeshtër i madh” aktoren e mirënjohur Matilda Makoçi.
 
Vetëm gjatë muajit qershor janë dekoruar plot 32 artistë, aktorë, kompozitorë e këngëtarë, si dhe figura të showbizit.
 
Janë dekoruar me mjeshtër i madh këngëtarja Aurela Gaçe, aktori Xhevdet Ferri, aktori Viktor Zhysti, kompozitori Kujtim Laro pas vdekjes, regjisori Kujtim Çashku, aktorët Guliem Radoja, Anisa Markajani, Eva Alikaj e Matilda Makoçi.
 
Janë dekoruar me mjeshtër i madh edhe këngëtaret Eli Fara e Rozana Radi, si dhe aktori Julian Deda e më gjerë.
 
Aktorja Matilda Makoci është dekoruar me nr. dekreti 10432 me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Si mjeshtre e rrallë dhe interpretuese e paharrueshme e personazheve të shumtë realiste të artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë, duke portretizuar karaktere të shumta dramatike, tragjike e romantike, të dashura e të vlerësuara nga artdashësit shqiptarë”
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel