Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora i ka lënë shumë pak hapësirë imagjinatës gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq të “MTV VMA”, në Los Angelos.

Ajo kishte veshur një fustan të kuq të hapur në pjesën e dekoltesë dhe mjaft të hapur në pjesën e këmbëve.



Këto kohë këngëtarja ka patur probleme me ish të dashurin e saj Dj Calvin Harris, por ajo dukej në formë të mrekullueshme duke arritur të mahnisë të pranishmit.

Nuk dihet nëse Rita kishte veshur apo jo të brendshme, element që e ka bërë edhe më seksi atë.

Gjithashtu ajo ka performuar së bashku me këngëtaren Iggy Azalea këngën “Black Widow”  në skenën e eventit “MTV VMA” ku u prezantua me një pamje tjetër, por gjithnjë sensuale.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2