Tirana sot do të qëndrojë zgjuar deri në oarët e para të mëngjesit. Bashkia e Tiranës organizon ekspozita, opera, filma e lojëra ndërsa pjesa më kulminante e festës është koncerti i këngëtares italiane Giusy Ferreri e cila do të performojë sonte në orën 21:00.
Këngëtarja e hiteve “Novembre’, ‘Bangkok’, ‘Ma il cielo è sempre più blu’ etj vjen në një mbrëmje të paharrueshme për publikun kryeqytetas.
Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës sjellin për qytetarët e pranishëm nga e gjithë Shqipëria larmishmëri aktivitetesh për festat e 28 dhe 29 nëntorit, duke i shndërruar hapësirat e tyre në ekspozita të përkohshme arti.
Nga ora 09:00 – 21:00 në Tetarin Kombëtar do keni mundësinë të shikoni një ekspozitë me punimet e fëmijëve.
Gjithashtu shfaqje me kukulla nga trupa e Teatrit të Kukullave do të jepen nga ora 10:30 – 11:00. Koncerti festiv me fëmijët e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë do të nisë nga ora 11:00 – 12:30. Filma vizatimorë do të shfaqen nga Kinemaja Shqiptare nga ora 12:30 – 18:00. Shfaqja muzikale për fëmijë “Rozi dhe Kopshti magjik” nga ora 18:00 – 19:00.
Muzeu Bunk'Art2 do te qendroje i hapur deri ne oren 23.00 dhe mirepret vizitoret qe duan te njihen me historite e persekutimeve te policise sekrete te Diktatures.
Deri pas mesnate, institucionet e artit dhe kulturës do të hapin dyert për vizitorët me ekspozita, koncerte apo filma.
Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “104-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, ku do të prezantohen pena historike e firmosjes së Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, fotografi origjinale të kohës dhe materiale të tjera që lidhen me ditën kur u shpall shteti shqiptar.
Galeria Kombëtare e Arteve e hapur nga ora 18:00 deri në 02:00 të mëngjesit. Në kuadër të aktiviteteve do prezantohen dy skulptura të artistit bashkëkohor Eltjon Valle. Nata e Bardhë hap dyert edhe për Mozaikun e Tiranës, i cili do të jetë i hapur për vizitorët. Ndërkohë që Opera Skënderbeu e Prenk Jakovës, rikthehen të Skenën e TKOB posaçërisht për këtë festë.
Për vetëm 200 lekë gjatë dy ditëve pranë kinemave Cineplex, mund të shikoni filmat më të mirë shqiptarë ndër vite. Ndërsa në sallën UNESCO, prodhimet e kinematografisë shqiptare i shikoni falas.
Nisma për “Natën e Bardhë” vjen si një traditë që nga koha kur Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO