TIRANE- Ndryshimi i procedurave për një pjesë të tenderëve të ilaçeve ka pasur një qëllim të caktuar, dhe ky ndryshim është bërë për vetë faktin e hapjes së tregut farmaceutik në vend, por edhe për të siguruar furnizimin me ilaçe të spitaleve në vend. Kështu, në mesin e debateve lidhur me çështjen e ilaçeve, Ministri i Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të operatorëve farmaceutikë.
Ilir Beqaj në një deklaratë të dhënë në një prej mediave vizive ka pohuar se certifikata e regjistrimit është hequr me një udhëzim të posaçëm për nevoja spitalore, por ilaçet do të jenë të garantuara dhe sipas standardeve të BE-së. “Deri më sot ky lloj tregu ka qenë shumë i mbyllur dhe ministria ishte i detyruar të pranonte çdo lloj çmimi që vendostë një përfaqësues që e kishte situatën monopol. Por, vendimi i marrë nuk e cënon sigurinë e barit i cili vjen në Shqipëri për nevoja spitalore ose jo, pasi ai para zhdoganimit duhet të ketë certifikatën e origjinës, autorizimin e prodhuesit, analizën teknike, faturën dhe listën e paketimit” ka pohuar Beqaj.
Sipas tij, të gjitha këto elementë e bëjnë barin të sigurt kur hyjnë në kanalet normale dhe ligjore në vendin tonë. Sa i përket shkeljes së ligjit të barnave, kreu i shëndetësisë ka pohuar se ky ligj i jep të drejtën Ministrit të Shëndetësisë të lejojë importin e barnave të paregjistruara për përdorim spitalor. “Ligji e lejon sjelljen e barnave të paregjistruara, por me kushtin e vetëm që bari duhet të jetë i regjistruar në vendin e origjinës. Shembull i tillë është edhe ardhja e vaksinave çdo vit, janë barna të paregjistruara por ministri i miraton me një leje importi” pohon Ministri Beqaj.
Nga ana tjetër ai pohon se ndryshimi i procedurave do të shtyjë edhe më tepër subjektet të përfshihen në tender, pasi ka pasur shumë raste në vitet e kaluara kur procedurat e tenderave kanë dështuar për shkak se subjektet nuk kamë paraqitur interes për shkak të mungesës së interesit ekonomik. Tashmë me ndryshimet e bëra hapet tregu, sigurohet furnizimi me ilaçe i spitaleve dhe për më tepër me çmime më të ulëta.
Shkrimi u publikua sot (20.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com