Zyrtarizimi i partisë së re u bë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe mediat kosovare raportojnë se Limaj është emëruar Kryetar i kryesisë së “Nisma për Kosovën”, ndërsa Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të këtij subjekti të ri politik. Krasniqi, në fjalimin e tij përpara shumë të pranishmëve, ka thënë se “Nisma” do e forcojë shtetin e Kosovës. Duke i ftuar qytetarët për t`iu bashkuar partisë së re, Krasniqi u shpreh gjithashtu se “Ne do t’ia hapim vendit tonë rrugën e integrimeve evropiane”.
Pas tij e mori fjalën edhe Fatmir Limaj, i cili u prit me duartrokitje dhe ovacione nga të pjesëmarrësit, duke u shprehur se “Nga sot po ia nisim”. Duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në krijimin e partisë së re, ai theksoi gjithashtu se “Kosova nga sot do të ketë një alternativë të re politike”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)