“Një për të gjithë e të gjithë për një”
bashkohen kryetarët e PD pro Bashës

“Një për të gjithë e të gjithë për një”<br />bashkohen kryetarët e PD pro Bashës
Kryetarët e degëve të PD Fier, Berat, Kuçove, Poliçan, Skrapar, Ure Vajgurore, Rroskovec, Mallakaster, Memaliaj, Tepelene, Gjirokaster, Permet, Kelcyre, Sarande ,Delvine, Vlore, Patos dhe Selenicë, të njohur si grupimi pro Lulzim Bashës kanë drekuar së bashku në Fier.

Takimi është njoftuar nga kryetari i PD në Lushnje, Myslim Murrizi në faqen e tij në Facebook.
 
Ne nuk e dime se kujt grupi apo grupimi, media apo strukture te shtetit duhet ti marim " leje" per te ndejur me njeri tjetrin??? Edhe nese jemi me BASHEN, a e kemi te ndaluar???” reagon ai në faqen e tij pas komenteve. 
 
Por, pas drekës, kryetari i PD-se se Gjirokastres, Roland Bejko ka folur më shumë për atë që ka ndodhur.
 
Mbaroi me një foto dhe kjo ditë e veçantë në Fier nga takimi miqësor midis të gjithë kryetarëve të PD së Jugut të unifikuar si muskutjerët e Alexandre Dumas nën moton;

“Një për të gjithë e të gjithë për një”.
 
Mos vajto me ulërima rrëzimin, rëndësi ka mënyra që do gjesh për tu ringritur! Dhe ne e kemi bërë suksesshëm këtë disa herë! Jemi ngritur si fitimtarë pothuaj nga asgjëja.
 
Do ngrihemi sërish. Ps. Këtë foto mund të mos e komentoja kaq gjatë, por mund ta quaja shkurt dhe me një fjalë thjesht: AKT
!”, shkruan ai.
 
Njerëzit pro Bashës janë vendosur në lëvizje, pas nisjes së lëvizjes së Patozit kundër kryetarit të “ngrirë”.  

[gallery]23093[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit