“Norman Atlantic”, trageti “fatkeq” 
Në 5 vjet ndryshoi 3 herë emrin

Trageti është kompletuar në nëntor të vitit 2009 nga kantierët Navali Visentini të Porto Viro në provincë të Rovigos. Në vetëm 5 vjet trageti ka ndryshuar tre herë emrin e saj. Në momentin e daljes së parë në det të hapur trageti ishte pagëzuar me emrin “Akeman Street”, më pas u ndryshua në “Scintu” dhe në fund gjatë janarit të vitit 2014 iu vendos emri i saj aktual “Norman Atlantik”.

Në pronësi të “Visemar di Navigazione”, trageti është marrë me qira nga shoqëria T-Link dhe më pas nga “Gnv” dhe së fundmi nga Caronte and Tourist. I gjatë 186 metra trageti “Norman Atlantic” me një tonazh bruto prej 26.904 ton, ndërsa tonazhi neto arrin në 7800 ton dhe ka një kapacitet prej 492 pasagjerësh si dhe mund të mbajë 195 autovetura në garazhin e saj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen