Pas njoftimit të djeshëm të kryeministrit Rama për vendosjen e oficerëve të sigurisë në 15 gjimnaze të kryeqytetit, Report TV ka shkuar pranë mësuesve dhe nxënësve, për të marrë mendimet e para në lidhje me këtë nismë.
Nxënësit, kërkojnë që ky shërbim, të ofrohet me kujdes, teksa shtojnë se kjo do të jetë edhe një mënyrë e mirë për të njohur figurën e policisë dhe shtetit.
“Nuk do kenë më arsye pse të zihen se do mendojnë se është një polic dhe mbase e pësojnë më keq, por mund të jetë edhe shaka dhe polici e keqkupton. Shpresoj që personi të jetë i aftë që ta bëjë atë punë dhe të mos na krijojë frikë se fundja fundit, probleme ndodhin mes moshatarëve”, thonë nxënësit.
Nga ana tjetër mësuesit shprehin besimin se kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në sjelljen e nxënësve, por edhe do të lehtësojë ngarkesën e mësuesve që më parë bënin rolin e oficerit.
“Një oficer sigurie do të ishte një gjë shumë e mirë, por mbase jo ai polici që rri jashtë shkolle, por një person, do doja të ishte femër, e cila të luajë rolin bashkë me stafin për të qenë një urë ndërmjetëse. Kur e dëgjon herën e parë të ngjallë dyshime. Personalisht më pëlqen. Nuk zëvendësohet roli I mësuesit. E rëndësishme është që mësuesi të ketë mbështetje”, shprehen mësuesit për Report Tv.
Projekti i quajtur “Oficerët e Sigurisë në Shkolla” do të nisë pilotimin në mars në gjimnazet e Tiranës, ndërsa pritet të vihet në zbatim në muajin shtator në gjithë vendin.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO