“Për të parë Skënderbeun erdha nga
Korça, por e kishin shitur" ja SMS-ja
Dy golat e pësuar në fund nga Skënderbeu në Elbasan përballë rusëve të Lokomotivës së Moskës ka sjellë reagime të shumta, madje disa kanë ardhur përpara se të shënohej dopieta e miqve.
Dy golat e pësuar në fund nga Skënderbeu në Elbasan përballë rusëve të Lokomotivës së Moskës ka sjellë reagime të shumta, madje disa kanë ardhur përpara se të shënohej dopieta e miqve.
“Jeta Osh Qef” ka publikuar një mesazh të ardhur teksa ishte fundi i ndeshjes, por që në mënyrë ironike kërkon ndjesë që nuk e publikoi në kohë reale.
“Meqë jemi te ndeshja e Skënderbeut dhe është minuta e 78’ të them 100% që do të bëhen edhe dy gola të tjerë, publikoje që të bëjnë lekë cunat. Nuk është mendimi im, por e rregulluar si ndeshje” është mesazhi i ardhur.
“Ky mesazh erdhi para se te beheshin 2 golat e Lokomotives ndaj Skenderbeut, por nuk e vleresuam. Ju kerkojme ndjese qe nuk ju dhame mundesine te beheshit me leke”shkruan më pas faqja.
Skënderbeu u mund 0-3 në fund të takimit dhe dy golat e fundit në të 89’ dhe të 90’.
Të zhgënjyer kanë mbetur edhe ata pak tifozë që udhëtuan nga Korça për të ndjekur ekipoin e tyre të zemrës në Elbasan.
Njëri prej tyre në një koment në faqen zyrtare të klubit shprehet se “U nisëm nga Korça me gjithë atë të ftohtë dhe prisnim me padurim të niste ndeshja të nxeheshim duke bërtitur për (kampionat) dhe ata nuk dinin të bënin as rolin e aktorit në fushë dhe u kuptua nga të gjithë që ndeshja ishte e shitur e ne fund te ndeshjes as ndonjë bluze të futbollistëve (që nuk guxuan te afroheshin ) nuk përfituam në tifozat, pikërisht tifozat që qaheni kur mungojnë ose janë pak... no comment”shkruan ai.
Nuk kanë munguar akuzat as nga rivalët në Shqipëri, një nga faqet e tifozëve të Partizanit akuzon përmes një statusi se “Skenderbeu hap porten pa piken e turpit ne ndeshjen per Europa Leauge kunder Lokomotives. Turpi i futbollit shqiptar”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
42.4%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 33
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Bypass i Murrizit i mbyllur, hapet Qafë Thana! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57