Report TV ishte në Ferras të Fierit në disa banesa tashmë që vetëm emri u ka mbetur i tillë. Adrian Dine, bashkë me të shoqen dhe fëmijët, janë një nga shumë familjet e zonës, që nuk duan ushqime dhe batanije por një çati të sigurt ku të fusin kokën.
“Këtu është shkatërruar cdo gjë, si në 2015. Na dërguan në konvikt 3 ditë, kur edhëm e njëjta gjendje. I bëj apel shtetit të na ndihmojë për shtëpinë dhe për orenditë. Po pati zemër le të verë dorë, nuk kemi se ku të jetojmë. Për ushqimet që na sjell nuk kam nevojë, nuk dua, mua të më japë rroba dhe ndihma” u shpreh Adrian Dine
Mes pamundësisë për të gjetur një zgjidhje, Elona Dine, thotë e dëshpëruar se me varfërinë që ka familja, më mirë të ishte mbytur ajo. “I lutem shtetit të verë dorë, nuk kam ku të shkoj vetëm se të mbytem. Jam në hall. Nuk kam ku rri, ju lutem të vendosë dorë shteti”. Pas tërheqjes së ujit, Ferrasi i ngjan një panorame lufte, ku armiku nuk ka qëlluar me armë, por rrebeshet e shiut dhe prurjet e lumenjve kanë lënë pas dëme të shumta materiale.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









