“Pranverë e paharruar në fshatin 
 e harruar”, xhirimet në Korçë

“Pranverë e paharruar në fshatin <br /> e harruar”, xhirimet në Korçë
TIRANE- Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit, i cili është bashkëprodhim mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, ka filluar përgatitjet në terren duke vendosur për vendet e xhirimit, që mendohet se do të jenë në fshatin Gjonomadh të Korçës.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në muajin maj dhe do vazhdojnë gjatë muajit qershor në co-production të “Manifaktura” nga Maqedonia , “Media & Film Production” nga Kosova dhe “Skandal” nga Shqipëria. Xhirimet do të zgjasin gjashtë javë.

Ky projekt është financuar nga Fondi Filmit të Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Pas audicionit të mbajtur kohë më parë në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë në këtë film do të angazhohen aktorë nga të gjitha trojet shqiptare ku morën pjesë në audicion rreth 400 aktorë nga të gjitha moshat për 60 role të që do të angazhohen në këtë film si dhe shumë figurantë. Ky projekt filmik në festivalin e filmit ndërkombëtar PRIFEST 2014 fitoi çmimin “The Vannesa Redgrave Aëard” për Best Pitch.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023