Një ide e veçantë për të ruajtur vlerat e ikonave të mëdha të cilat frymëzojnë me miliona persona për të ecur para në jetë.

Kjo është ideja unike e fotografes Eunique Jones e cila krijoi projektin njëvjeçar "Për shkak të tyre, Ne mundemi" (Because of them, We can).

Ajo ka veshur këto vogëlushe që ju shikoni në foto si figurat më të fuqishme të historisë së grave dhe i ka mbledhur së bashku me thëniet e tyre më të famshme.

Një galeri me foto të larmishme por me mesazhe të fuqishme dhe të qarta.

Këto vogëlushe i bëjnë nderime frymëzuese gjithë atyre grave gkona të së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.

Jones ndjeu se ishte e rëndësishme të rrëzonte stereotipet për të ndërtuar një vetëndërgjegje dhe një vetëbesim tek fëmijët duke i lidhur ato me heroinat e së kaluarës dhe ato të pranishmet të cilat kanë dhe vazhdojnë të hapin rrugën e lirisë, e drejtësisë dhe të barazisë.

Figura të tilla si Nënë Tereza, Hilary Clinton, Michelle Obama, etj vijnë të realizuara mjaft bukur nën hijen e fëmijëve.

(b.tusha/shqiptarja.com)