“ Puthja e Vitit të Ri 2012”, Jenny McCarthy- Bikim Beqaj

“ Puthja e Vitit të Ri  2012”, Jenny McCarthy- Bikim Beqaj
"Kush është ai që nuk do një të puthur si kjo !"- ka qënë përgjigja e policit shqiptarë Beqaj, kur stafi nga televizioni më i madh në vend ABC " programi i vitit të ri në Times Square, "Eva Rockin New Year Dick Klarkut with Ryan Seacrest" pyeti atë nëse ai do të puthej buzë më buzë përball 7 kamerave të TV duke e parë e gjithë bota, me Jenny McCarthy.
Kur akrepat e orës në ‘Times Square’ sa kishin goditur mesnatën, një minutë më vonë, McCarthy me policin Beqaj i dhuruan njëri tjetrit një të puthur.
"Ajo ra në krahët e mi dhe ne bëmë një puthje të gjatë", tha Beqaj për gazetën e përditëshme të New Yorkut, ‘Daily News’. "Mendova se do të ishte vetëm diçka e vogël, nuk mendova se do të jetë një mal në faqe. Ishte një puthje shumë e gjatë", tha ai.

"Puthja e Vitit të Ri 2012", McCarthy - Beqja, në Times Square ndodhi jo fort larg vendit, ku është statuja e një djali me uniformë marinari amerikan me një vajzë, krejtësisht të huaj për njëri tjetrin, që u puthën më 14 korrik 1945 ndërsa i tërë qyteti po festonte fitoren ndaj Japonisë.


Ndërkohë që kjo puthje ka ngjallur "debate" në shtypin amerikan. Kjo për faktin se një oficer policie me uniformë dhe në detyrë, "ç’armatoset" nga "ethet e dashurisë" teksa shfaqet në ekran duke kryer një puthje, "të fortë, e të nxehtë", fotoja e së cilës "ndoshta" do të qarkullojë botën dhe do të mbetet në historinë e këtij sheshi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska