“Reja” e japonezit Sou Fujimoto
promovohet të premten në Tiranë

“Reja” e japonezit Sou Fujimoto<br />promovohet të premten në Tiranë
“Reja”, instalacioni i artit publik, i ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, do të promovohet mbrëmjen e së premtes nga Bashkia e Tiranës.
 
Vepra është projektuar që të vendoset në sheshin e galerisë kombëtare të arteve, pasi kishte qëndruar për disa kohë në një nga Galeritë e mëdha të Londrës.
 
“Reja” e Fujimotos ka shëtitur për muaj me radhë në disa vende të botës.
 
Zuzana Varvarica Kuka, studiuese e artit zbulon për Report TV disa kuriozitete sesi kjo vepër do të bëhet e vizitueshme dhe e frekuentuar nga publiku.

"Është një vepër do thosha mjaft tërheqëse dhe shumë e veçantë sepse rrallë herë veprat e artistëve mjaft të mirë botërorë mund të gjenden në një vend të vogël  siç jemi ne  ti mund ti afrohesh, ta shijosh dhe si të thuash  këtë delikatesë  që ajo ka si vepër.  Mund të marrësh një filxhan kafeje  mund të ulesh  dhe ta shijosh aty brenda, mund të marrësh një libër dhe ta lexosh, mund të thërrasësh miq  dhe të diskutosh  rreth një çështje të caktuar që ty të intereson, mund të bësh programe me muzikë, instrumentistë  të ndryshëm dhe më duket një vend plus për Tiranën plus dhe në hapësirë.  Më duket gati si  arti gotik kur shpërtheu dhe i shpërtheu muret  romaneske, muret e kishave romane ku të gjitha në atë kohë ishin të mbyllura, të trasha  dhe vjen gotika dhe e çliron murin" , shprehet Kuka. 
 
“Reja” e Fujimotos ka pasur kontestime nga artistë e intelektualë të njohur në fillim të projektit. Ndërsa edhe pak orë na ndajnë nga frekuentimi i saj, Zuzana Varvarica Kuka argumenton edhe disa nga arsyet e përfoljes për ardhjen në Tiranë të projektit “Reja” të japonezit Fujimoto. 

"Ka shumë arsye në Shqipëri për të kontestuar  diçka. Kontestimi është politik, etik, estetik, filozofik mund të them edhe ekonomik domethënë të gjitha kontestimet kanë një burim. Mendoj që çdo grup që e ka kontastuar veprën ka arsyet e veta personale për ta bërë këtë gjë", u shpreh Suzana. 
 

 Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve