ITALI - Italiani i parë i infektuar me Ebola teksa punonte në Sierra Leone ka mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm në shtetin fqinj. Pacienti, i ndihmuar nga një ekip mjekësh ka udhëtuar me një barelë të izoluar, e cila përdoret zakonisht për transportin ajror të personave që vuajnë nga sëmundje ngjitëse.
Forcat Ajrore Italiane kanë publikuar disa nga fotot nga avioni ‘Boeing 767’ që transportoi mjekun 50-vjeçar Fabrizio sapo mbërriti në aeroportin ushtarak Pratica di Mare të Romës.

Ministria italiane e shëndetësisë tha se mjeku ishte në gjendje të qëndrueshme e madje mund të ushqehej vetë. Ai do të trajnohet në spitalin e sëmundjeve infektive ‘Lazzaro Spallanzani’.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com