“Romeo e Xhuljeta” e Belinit
rikthehet me zëra të rinj

“Romeo e Xhuljeta” e Belinit<br />rikthehet me zëra të rinj
Opera që rrëfen dramën e Romeos dhe Zhuljetës "I Capuleti e Montecchi" e Belinit do të rikthehet këtë fundjavë në skenë me zëra të rinj. Rolin e Zhuljetës do ta luajnë Enkelejda Kamani e Erinda Agolli, ndërkohë që do të ketë edhe dy Romeo të interpretuar nga mezzospranot e reja, Ivana Hoxha e Marina Kurti.

Opera "I Capuleti e Montecchi" e Belinit kishte pritur plot 65 vjet për të ardhur premierë në Tiranë. Ajo u ngjit në skenë me regji të turko-zviceranes Aylin Bozok. Pikërisht, pas këtyre 65 vjetëve, dy artiste të talentuara, sopranoja Eva Golemi në rolin e Xhuljetës dhe mezzosopranoja Vikena Kamencia në rolin e Romeos, i dhanë një nga shkëlqimet më mbresëlënëse premierës. Shkëlqimi i tyre mbetet një sfidë për artistët e rinj. 

romeo zhuljeta

Vikena Kamenica dhe sopranoja Golemi në mars të këtij viti, kanë realizuar për herë të parë një duet që ka kapërcyer të gjitha vështirësitë specifike të interpretimit. Roli i Romeos, duhej bërë nga një vajzë, sepse Belini e shkroi për mezzosoprano. Dhe Vikena Kamenica i përgjigjet aq bukur imagjinatës së kompozitorit. Premiera ka pasur sukses edhe nga performancat e një ansambli më të zgjeruar, shoqëruar me këngët magjike të korit. “I Capuleti e Montecchi” e Belinit, zhvillohet në një skenë mbresëlënëse me elementët skenografikë të Taulant Pustinës dhe kostumet e Ardi Asllanit. Veshja e korit bazohet në një imagjinatë surreale. 

romeo zhuljeta

Ndërkohë mësojmë se të tjerë zëra të rinj do të interpretojnë në premierën e rikthyer “I Capuleti e Montecchi”. Capelio do të luhet nga Olgert Islami. Ndërsa Klodian Kacani që ka interpretuar Teladon edhe në premierë, këtë herë rikthehet i dubluar nga këngëtari i ri Roel Llupo. Gjithashtu një rol i rëndësishëm është edhe Lorenco, të cilin do ta interpretoj Anton Zefi. Rikthimi i premierës në datat 19 dhe 20 maj ora 20.00 do të shoqërohet nga orkestra simfonike dhe kori i TKOB-it. Kori do të dirigjohet nga Edmond Doko dhe dirigjent Kori do të jetë Dritan Lumshi. 

romeo zhuljeta

"I Capuleti e Montecchi" shoqërohet si në një tragjedi nga dhjetëra pjesë korale. Në drejtimin e korit një rol me rëndësi luajnë edhe koncertamestër Lindita Kotori e Ardita Bufaj.

romeo zhuljeta

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij