TIRANE- Zgjerohet gjeografia e grabitjes së automjeteve jshtë vendi. Tashme grabitësit nuk zhfrytëzojnë vetëm vendet fqinje, por dhe vende të tjera. Në rastet më të fundit të raportuara nga policia e Tiranës Bullgaria është një tjetër treg i shfrytëzuar nga trafikantët shqiptarë. Automjetet e grabitura shiten në vend duke përdorur dokumenta false.
Blerësit janë ata që „penalizohen“ nga ky rrjet.
Këta të fundit edhe pse investojnë shuma të konsiderueshme, janë të rrezikuar përballë ligjit.
Blerës mund të jenë qytetarë të ndryshëm, por dhe institucione sic është rasti i një banke e cila së fundi ka në pronësi të saj një automjet të vjedhur në Bullgari.
Policia e Tiranës bën të ditur rezultatet e operacionit të koduar „Rrjeta ll“ gjatë të cilës u sekuestruan 4 automjete të vjedhura.
Në rrugën “Sami Frashëri”, u bë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit tip “Rover”, me targë TR 0909 N, në pronësi te shtetasit Agim Rama, 54 vjec, banues Tiranë, i cili u la te ndiqej në gjëndje te lirë.
Automjeti rezulton se eshte i denoncuar si i vjedhur ne Itali, me date 4 maj të 2007 me targe origjine DB405SL.
Një tjetër rast policia raporton atë të grabitjes së një automjeti tip “Ford”, me targë TR 3749 L, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari, me targë origjine C2773TH.
Mjeti ne fjalë është ne pronësi të shtetasit Hysen Xhangolli.
Një automjet tjetër tip benz ishte vjedhur në Bullgari dhe në Tiranë ishte në pronësi të nje banke. Në Bullgari automjeti kishte targën e origjinës PO650AB.
Dhë së fundi u sekuestrua automjeti tip “Fiat Croma”, me targë TR 3786 D, i cili sipas informacionit te ardhur ky mjet është targuar në Drejtorinë Rajonale te Transportit Rrugor Tiranë dhe rezulton i vjedhur në Itali me dt.22.06.2003, me targë origjine CE689059.
Rezulton se mjeti ne fjalë është ne pronësi te shtetasit Rexhep Mahmut Kalo.(ns/shqiptarja.com)